
KMA NEWS / Akademiku Mynyr Koni, i zgjedhur tashmë rektor i Universitetit të Tiranës dyshohet se u godit nga personat që e kërcënuan për t’u tërhequr nga gara për Universitetin.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se veç kërcënimeve personat që i e gjetën profesorin në tunelin në rrugën Fortuzi, e goditën dhe e detyruan të futet me dhunë brenda në makinë.
Sipas pamjeve filmike një makinë tip “Benz” u ndal pranë akademikut, që kthehej në banesë në atë kohë. Një person që iu afrua kandidatit për rektor dhe i kërkoi të futej në makinë. Koni e ka pyetur disa herë “Kush jeni ju?” personit që kishte dalë në rrugë, porn ë përgjigje ka marrë grushta dhe sharje.
Duke ecur në rrugët e Tiranës, brenda në makinë profesori është kërcënuar me jetën e familjes së tij, nëse nuk tërhiqej nga gara.
“Udhëtimi” në rrugët e Tiranës ka zgjatur disa minuta dhe pasi i kanë dhënë mesazhin, kërcënuesit e kanë lënë të lirë.
Sipas asaj që ka deklaruar në prokurori, profesori ditën e nesërme të kërcënimit udhëtoi drejt Italisë ku jetonte vajza e tij, e cila është kthyer në shtëpi bashkë me të atin.
Ky veprim i Konit, të bën të mendosh se kërcënimet i janë drejtuar pikërisht për vajzën e tij dhe personat që e kërcënuan i kanë bërë të qartë se kishin detaje për të dhe familjen e tij.
Grupi hetimor ka evidentuar dhunimin e Konit, pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve private në rrugën “Fortuzi”, në Tiranë.