Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

PD, akuzon Koço Kokëdhimën edhe për tendera ilaçesh në Vlorë

PD, akuzon Koço Kokëdhimën edhe për tendera ilaçesh në Vlorë

KMA NEWSPartia Demokratike ka denoncuar sot abuzimet me fondet publike ne spitalin rajonal të Vlorës dhe në spitalin psikiatrik të këtij qyteti.

Sipas PD-së protagonist e këtyre abuzimeve është deputeti Koço Kokëdhima.

Deputetja demokratke Arbjola Halimi, tha se drejtoresha e spitalit të Vlorës ka dhënë tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, me fitues të paracaktuar.

“Titullarja e këtij institucioni, pas të cilës qëndron Kokëdhima, i ka dhënë në një rast 226 milionë lekë firmës kliente të saj, me prokurim të drejtpërdrejtë për blerje ilaçesh, në kushtet kur nuk kishte asnjë lloj emergjence pasi në magazinë gjendeshin medikamente të mjaftueshme.

Në një rast tjetër, drejtoresha e Koços, ka dhënë 348 milionë lekë sërish me prokurim të drejtpërdrejtë, një kompanie për blerje ilaçesh, në shkelje të ligjit duke mos vendosur kriterin e detyrueshëm që është vërtetimi nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Por kulmi i drejtoreshës së komisarit të Jugut, është tenderi i pastrimit të spitalit psikiatrik, ku janë përjashtuar të gjitha firmat që kanë ofruar më pak, dhe paratë i janë dhënë kompanisë SORI-AL, që ka bërë dhe ofertën më të lartë”, tha Halimi.

Sipas deputetes demokratike, prioritet i kryeministrit Rama është ndarja e milionave te miqtë e tij, jo shëndetësia dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

About The Author

Related posts