Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti i Bundestag-ut Gjerman Nobert Lammer në Tiranë

Presidenti i Bundestag-ut Gjerman Nobert Lammer në Tiranë

KMA NEWS“Kompromisi, si i vetmi kusht për funksionin e demokracisë” është mesazhi që u përcoll në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë nga presidenti i Bundestagut gjerman.

Presidenti i Bundestagut Gjerman,  Norbert Lammert ndodhet në Tiranë me një vizitë zyrtare.

gjermani-1-655x356

Zyra e shtypit të Kuvendit informon se pas fjalës në Kuvend, Lammert  do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit,  Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit në orën 09:45.

“Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri”, që zhvillohet në orën 10:30”, thuhet në njoftimin e Kryesise se Kuvendit.

Presidenti i Bundestagut Gjerman Nobert lammert thekson se duhet vetem kompromis. Nuk ka zgjidhje tjeter vetem kompromis ne parlament mes pozites dhe opozites.

b5 b4 b3 b2

SHPËRNDAJE NË:

About The Author

Related posts