Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Prokuroria e Tiranës akuzë ndaj ish-kreut të CEZ: Vodhi 5 milion $ me DIA-n

Prokuroria e Tiranës akuzë ndaj ish-kreut të CEZ: Vodhi 5 milion $ me DIA-n

KMA NEWSProkuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën ish-drejtorit të “CEZ Albania”, Josef Hajsek. Ai akuzohet për mashtrim me pasoja të renda në mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

Nga hetimet ka rezultuar se, çeku në bashkëpunim me administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj, kanë arritur t’i vjedhin buxhetit të shtetit 5 milionë dollarë. Nëpërmjet veprimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve te dy këta shtetas kanë plotësuar bilance sikur kompania “DIA” ka mbledhur borxhet, por realisht kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ndërkohe me pas nga kompania CEZ është paguar përqindja që i takonte kompanisë “DIA”. Mësohet se komunikimi i akuzës i është bere me postë Hajsek dhe kjo gjë konfirmohet dhe nga Ministria e Drejtësisë.

About The Author

Related posts