Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

REVISTA “PELEGRIN” NË PËRVJETORIN E SAJ TË DYMBËDHJETË

REVISTA “PELEGRIN” NË PËRVJETORIN E SAJ TË DYMBËDHJETË

KMA NEWS / Të dielën më 10 prill në Athinë u organizua aktiviteti kulturorë i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, me veprimtarinë  “12 vjet revista “Pelegrin”.Veç shkrimtarëve, artistve, njerëzve të kulturës dhe dashamirësve të
VANI6719letërsisë e të artit, në emigracion, morën pjesë edhe  shkrimtarë që kishin ardhur enkas nga Shqipëria si: z. Myrteza Mara dhe Petraq Pali.
Aktivitetin e ka hapur Koordinatorja e revistës Pelegrin, dhe sekretarja e Klubit “Drita”, poetja Brikena Qama, e cila prezantoi edhe programin e veprimtarisë. Për jetën 12 vjeçare të revistës “Pelegrin” foli Kryetari i Klubit “Drita” dhe themeluesi e drejtori i Revistës shkrimtari Nase Jani. VANI6680Z. Jani pasqyroi shkurtimisht rrugën 12 vjeçare të kësaj reviste, që ka bashkuar shkrimtarët e diasporës në mbarë botën, që nga Greqia, SHBA, Kanadaja, Europa, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, e deri në Australinë e largët. Kreu i Klubit njëkohesisht edhe drejtori i Revistës, Nase Jani falënderoi gjithë bashkëpunëtorët e kaq viteve dhe veças Ish kryetarin e Kolegjumit të revistës Prof. Dr. Razi Brahimi, i cili u nda nga jeta në gusht të vitit 2015, pikërisht për këtë dhe Nr. 23 i revistës i kushtohet në pjesën më të madhe mendimit dhe veprës së këtij kritiku, shkrimtari e studiuesi me vlera për kulturën shqiptare. Z. Nase falënderoi Prof. Dr. Arben Malaj, që i ka ndenjur pranë revistës duke e ndihmuar konkretisht për vazhdimësinë e botimit si dhe botuesin Ilir Lleshi, që mundëson botimin e saj. Vlerësime të shumta ka pasur Revista “Pelegrin” nga personalitete të Kulturës e letrave shqipe, si shkrimtari i madh Dritëro Agolli, Akademiku Rexhep Qosja, albanologu i shquar Dr. Robert Elsie, shkrimtarët grekë, Nasos Vajenas, Sotiris Dimitriu e Kristos Tumanidhis, si dhe personalitete të politikës shqiptare, si Presidenti Alfred Moisiu, President, Bamir Topi, et. etj. Me këtë rast themeluesi i Pelegrinit, z. Nase Jani shpërndau edhe disa Çerfitikata Mirënjohje për veprimtarët VANI6690dhe bashkëpunëtorët më të veçantë të kësaj reviste, që nga Dr. Evriviadhi Goro, Petro Çekrezi, Myslim Maska, Ilir Mborja, Katerina Dhima, skulptori i suksesshëm me veprën “Rrëmbimi i Europës”, Besim Çaushi, e deri te Dr. Rami Saari në Izrael, mik i Pelegrinit, fabulisti në SHBA, Bardhyl Mezini, poeti Roland Muasta, Pëllumb Gorica, Festim Liti, Qazim Muska, Enkelejda Kondi në Francë, … apo ish kryeredaktorët Grigor Jovani, Iliriana Sulkuqi e Tatjana Mici dhe kryeredaktori aktual Arben Bllaci…  Një vlersim i veçantë rreth numrit të ri të revistës erdhi VANI6694nga diskutimet dhe komentet e shkrimtarëve Elona Gjergo, Murat Aliaj, Hamit Siqeca etj. Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe recitimet nga pjesët më të mira nga revista, të interpretuar nga Fesim Zaçe. Gjithashtu qktivitetin e ka përshëndetur edhe kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi z. Etmond Guri, etj. Drejtori i revistës z. Nase Jani, njoftoi se numri 24 i revistës “Pelegrin” do t’ju kushtohet shkrimtarëve të shquar Ismail Kadare, në 80 vjetor e lindjes, Dritëro Agolli në 85 vjetor), dy nxënësve të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, si dhe 170 vjetorit të poetit kombëtar Naim Frashëri. Promoivimi i Nr. 24 të revistës, do të bëhet në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokstrës në shtëpinë-muze “Kadare”.

VANI6727VANI6694VANI6723VANI6687VANI6680VANI6686VANI6710VANI6704

 

About The Author

Related posts