Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rrrëzimi i Helikopterit: “Hajduti thërret kapeni hajdutin”!

Rrrëzimi i Helikopterit: “Hajduti thërret kapeni hajdutin”!

KMA NEWS

RUBRIKA: Radiostacioni komuna e parisit, 2016 fm.

Nga Genta Kaloçi Skënderi

 “Euro, gllabëron ekonomitë e vëndeve të vogla, jep pushtet vendeve të zhvilluara”. M. Thaçer. 
Ah Sali, sali sa zullume i ke bërë këtij populli, nëpërmjet marrveshjeve abuzive që ke miratuar e firmosur duke e shndërruar vendin në koloninë e familjes tënde.

berisha2Megjithatë sapo dëgjova firmën franceze të helikopterëve Eurocopter, nëpërmjet së cilës ke blerë armatime për ushtrinë tonë dhe më erdhën në mëndje të gjitha aksidentet, rëniet e helikopterëve francezë të blera me një çmim shumëfish të lartë nga çmimi fillestar edhe nga ish ministri i Mbrojtjes të Greqisë Akis Çohaxhopulo.

Përgjatë qëndrimit tim në Athinë si emigrante, na oshëtinin veshët për rëniet e helikopterëve në vendin fqinj, ishte bërë një trend kaq i zakonshëm aksidentet saqë nga një moment nuk na bënte më përshtypje. Përveçse një rasti, që u quajt incidenti në grumbujishujt Imia në kufi me Turqinë, ra një helikopter i cili e futi situatën në numërimin mbrapsht për kupolën politike.

Pas atij momenti filluan të dilnin vetëm problematika, pyetje, dyshime të ndryshme për qeverisjen dhe vendimarrjen e ministrit të mbrojtjes Çohaxhopulos.
akis_tsoxatzopoulos-300x286Nuk po merrem shumë me Greqinë e çështjen Çohaxhopulo, po kthehem prapë tek ti Sali, Franca ju varrosi të gjithëve, Greqinë e mori në qafë, sepse pavarësisht se e futi në Europë pa mbushur kriteret e saj politike ekonomike, por si xhest miqësie e vlerësimi ndaj Karamanliut të vjetër.

Ky ishte një hap që populli grek filloi ta paguante shtrenjtë miqësinë e përkrahjen politike në Bordet ndërkombëtare duke u përfshirë në marrveshje korruptive me Eurocopter, dhe me marrëveshjet korruptive të Siemens nga Gjermania. Rrezikshmëria e hapjes së kësa dosjeje është shumë e lartë, sepse rrënjët e skandalit shkojnë deri te Sarkozi e liderë të tjerë të vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Me siguri ti dhe ata që ke përreth me të drejtën tuaj të padrejtë do të thoni, ‘përse ta paguajmë vetëm ne, fundja ne bëmë ç’thanë ata’. Ju vërtet bëtë çfarë ju detyruan, por nuk ju detyruan nivelin dhe shkallën galopante të vjedhjes, përvetësimit, babëzisë korruptive. Ju nga ana tjetër e futët dorën shumë më thellë sesa duhej, këto punë duhen kryer me kujdes për të ruajtur ekuilibrat, përndryshe I madhi e ha të voglin në rastin e parë që I vjen shansi, sali xhindi.

Fatkeqësisht këtë ligj natyror e harruat, sepse ju duk vetja sikur ishit të mëdhenj, kështu si ti edhe Çohaxhopulo, vidhte nga të gjitha anët, pastaj kur I erdhi veza në byth aktivizoi dhe lançoi të djathtën ekstreme me ndihmën e Karaxhaferrit që ishte partia e grupit Agimi I Artë(nazistët grek). Të njëjtën taktikë ndoqe edhe ti, krijove Korpusin Hajdari(nazistët shqiptarë).

Fashizmi është fëmija i këtij sistemi, por fundin e keni me saktësi matematikore si dikur. Eh, Sali sa ngjashmëri keni e sa krime keni bërë, por nëse shikon pikat e përbashkëta me ministrin e mbrojtjes Çohaxhopulon, edhe ti drejt atij përfundimi je duke shkuar me shpejtësi marramendëse. Publikimi I përditshëm I skandeleve të qeverisjes tënde në aleancë të hapur e të fshehtë me Liken e Lsi ju a bën të qartë fundin tuaj tragjik.

Jemi të vetëdijshëm sali, që prej dy vitesh me një ritëm të përditshëm po dekonspirohen krimet e klasës suaj politike prej çerek shekulli dhe çuditërisht asnjë reagim nga ky popull. Pikërisht për këtë arsye keni qënë gjithmonë të qetë, sepse sundoni popullin më të vetëdijshëm për tu sunduar më një lehtësi nënshtrimi që të lë me gojëhapur. Fatkeqësisht për ju, jeni në dijeni e të vetëdijshëm se nga mbrapa qëndrojnë faktorë të jashtëm të cilët nuk mund ti nënshtroni sipas kërkesave tuaja. Ky është fundi juaj, deri këtu e kishit!

Më poshtë po bashkangjis informacionin shtesë duke përfshirë dy artikuj që përmendin të dyja rastet që përmenda më lartë. Në njërin bëhet fjalë për dënimin e ministrit grek dhe të bashkëshortes së tij e cila për arsye mjekësore dhe çrregullime psihike u vendos të vuaj dënimin në psikiatri. Fëmijën e tyre të vetëm e kanë lënë te familjarët e afërt dhe në dorë të zotit. Informohuni sali dhe bindu që është trend rajonal e botëror ndryshimet e detyryeshme në skakierën politike ndërkombëtare.
Të fala nga celula..qetë e butë…

gent helik

About The Author

Related posts