Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Së shpejti 20 emrat e parë të politikanëve hajdutë!

Së shpejti 20 emrat e parë të politikanëve hajdutë!

KMA NEWS

RUBRIKA: Radiostacioni Komuna e Parisit 2016 FM

Nga Genta Kaloçi Skënderi

Drejtpërsëdrejti nga radiostacioni komuna parisit 2016 fm. Lajmet e fundit nga prapaskena e politikës vendase.
Kupola e jashtqitjes politike po u përmend ju pikërisht se jeni ju koka e muhabetit që mbani zvarr gjithë përpjekjet në prapaskenë dhe në skenën politike të vendit. Nëse keni ndonjë pikpyetje përse ju jemi qepur këmba këmbës bashkë me dobiçat e kopilat tuaj partiak është pikërisht për këtë dëm kolosal financiar që i shkaktoni vendit me politikbërjen tuaj prej hajdutësh.

Vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 mld $, këto shifra vijnë si pasojë e kompanive offshore që krijohen si alibi për të nxjerrë lekët e korrupsionit tuaj politik. Me këto vjedhje ju e privoni popullin tim nga mirëqënia e tij, nga zhvillimi i vendit dhe kombit tim.

Pikërisht nga vjedhja juaj kolosale dhe politikbërja juaj kriminale në këto momente kemi një popull analfabet që nuk di të shkruaj e të lexoj pavarësisht dipllomave në sirtar. Një popull që e latë në mes të katër rrugëve, pa strehë, pa ngrohje, pa çerdhe, kopshte e shkolla, duke përvetësuar gjithçka nga jeta jonë, duke na thithur energjitë tona vitale si popull dhe si komb.

Këto janë vjedhjet tuaja që i keni lënë njerëzit pa shërbime shëndetsore, farmaceutike e pa të ardhme.
Eh, sa shumë i keni zhvatur këtij vendi e këtij populli, por fatkeqësisht për ju deri këtu ishte xhiroja juaj pa doganë. Në ditët në vijim do dalin emrat e 20 (njëzet) personave që do jetë një shpërthim i madh për opinionin publik.

Mundohuni ti mohoni, por kur po arrijnë ti pranojnë publikisht burra më të fortë e më të mëdhenj se ju nëpër botë, (kryeministri anglez Kameron vetëm për 30mijë £ i doli emri i tij në publik), sigurisht që ju si çeçoja do i paguani të gjitha.

Mos kujtoni se i humbëm këto vite jete kot me ju përbindshat mbi kurrizin tonë. Ah, çfarë surprizash ju presin, do kënaqet publiku me vallen tuaj fatale.

Drejtori që do të vij në krye të BKH zyrtar i FBI-së nga informacionet që kam është një person që për persona si ju është i pamëshirshëm, kudo ku ka punuar ka pasur rezultate dhe nuk ka devijuar nga plan projekti, ashtu siç pritet të ndodhi së shpejti edhe në Shqipëri.
Të fala nga celula…monitoroheni e vëzhgoheni!

gen

 

About The Author

Related posts