Dhjetor 07, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Si vjedhin ministrat e Ramës: Bashkëshortet rroga pesëfish më të larta se ministrat!

Si vjedhin ministrat e Ramës: Bashkëshortet rroga pesëfish më të larta se ministrat!

KMA NEWS / Deklaratat e pasurisë së ministrave të kabinetit Rama janë bërë publike dje nga portali “Open Spending Albania”.

Deklaratat që janë depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive do të jenë të aksesueshme për publikun në fund të këtij muaji, ndërsa deklaratat e këtij viti nuk kanë të dhëna bombastike.

“Panorama” shkruan se ajo që bie në sy është pasuria e ministres së Inovacionit, që ka në Francë, e cila disponon një apartament prej 210 m² me vlerë 905 mijë euro. Por dhe një studio, të cilat ajo i jep sot me qira. Bashkëshorti i saj ka të ardhura vjetore prej 116 mijë eurosh, ndërsa ministrja 1.6 milionë lekë të rinj. ( Ndërsa në Greqi, ashtu si edhe në vende të tjera ka shumë sipërmarrës të njohur shqiptarë, por nuk kanë arritur një stad të till, sepse nuk u është dhënë rasti të bëhen ndonjëherë ministra).

Më i varfër deklarohet ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, që deklaron si të ardhur pagën e tij si deputet e më pas si ministër, ndërsa shlyen për 25 vjet kredinë për banesën ku jeton. Ajo që bie në sy në deklaratat e sivjetme të ministrave janë pagat e mira që kanë bashkëshortet e tyre, në disa raste 5 herë më të larta se pagat e ministrave.

Ministrat deklarojnë dhe shtëpi të trashëguara nga prindërit e tyre, shtëpi të privatizuara në vitin 1993. Në deklaratat e tyre vihen re shitje dhe blerje automjetesh, kryesisht nga bashkëshortet, ndërsa ka dhe lëvizje të llogarive bankare. Thuajse të gjithë ministrat kanë hapur llogari për fëmijët e tyre, ndërsa kanë hapur dhe llogari afatgjatë pensioni për veten e tyre.

Pyetja që shtrohet shkonë për qytetarët shqiptarë: Mos vallë edhe për këto mashtrime për të mbuluar korrupsionin për vjedhjen e djersës tuaj e kanë fain gazetarët dhe mediat, pse nuk dalin në protesta të protestojnë kundër qeverisë për padrejtësisë?! Mos vallë e kanë fain gazetarët dhe mediat, pse nuk ka sindikata dhe shoqëri civile në Shqipëri?! Mos vallë fajn e kanë gazetarët dhe mediat pse populli nuk di të mbroj interesat e veta, po bëhet copë e çikë për karriget e qeveritarëve, bile ndahen edhe me vllezrit, prindërit dhe të afërmit, vetëm e vetëm për të rehatuar bythën e qeveritarit të preferuar që i u ka hedhur hi syve dhe nuk shikojnë?! Rrofsh o popull ti si je, se atë qeveri që meriton ke!

About The Author

Related posts