Dhjetor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sot 31 vite nga vdekja e udhëheqësit komunist Enver Hoxha

KMA NEWS / Si sot e 31 vite më parë u nda nga jeta udhëheqësi komunist i popullit shqiptar Enver Hoxha

Në Prillin 1985 u përcoll për në banesën e fundit ndërtuesi i Shqipërisë socialiste Enver Hoxha.
Enver Hoxha u nda nga jeta në 11 Prill 1985, por ceremonia mortore u krye 4 ditë më pas më 15 Prill, ku u përcollë me nderim të madh për në banesën e fundit nga politika dhe populli shqiptar. Një kortezh i gjatë, ku merrnin pjesë jo vetëm kreret e lartë të Komitetit Qendror, por mijra qytetarë, që e përcillnin udhëheqësin shpirtëror të tyre nën thirrjet: Parti, Enver.

Video momentet e përcjelljes për në banesën e fundit, kur qytetarët qanin për vdekjen e Enverit, socialistë dhe demokratë të sotëm. Bile kishte edhe nga ata demokratë të flakët të fillimit të ndryshimit që pa iu tharë loti ende që kishte derdhur tek varri i Enverit , ku kishin shkuar për të respektuar udhëheqësin shpirtëror të tyre dhe për të bërë fotografi tek varri i Enverit, për ti pas si kujtim dhe për tiu krenuar shokve se ja unë isha tek varri i shokut Enver. Por çuditërisht ndryshuan shpejt! Njeriu pa karakter qenka i ndryshueshëm si moti në Londër.

Një demokrat, politikan i lartë me të drejtë ka thënë se: “Enver Hoxha, bëri elektrifikimin dhe nuk mund ta mohojmë. Kjo dritë që po shikojm ne sot është e Enverit. Mori njerzit nga fshatrat e thella dhe i shkolloj u dha dije, kto nuk i mohojm” – tha demokrati Dashamir Shehi, para disa kohësh në një studio televizive.
Me të drejtë çdo njeri sot pas 25 vitesh luftë për të krijuar një shtet demokratik bënë bilancin, ore me vërte, sa Hidrocentrale kanë ndërtuar këto qeveritë tona për 25 vite, kanë bërë më shumë se Enveri?!
Shikoni këtë video si qantew populli në përcjelljen e Enverit për në banesën e fundit:

About The Author

Related posts