Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tusk: Jemi të shqetësuar për situatën në Shqipëri, është e ngjashme me atë në Moldavi e Maqedoni

Tusk: Jemi të shqetësuar për situatën në Shqipëri, është e ngjashme me atë në Moldavi e Maqedoni

KMA NEWS / Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk zhvilloi një takim në Bruksel me presidentin shqiptar, Bujar Nishani.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Tusk tha se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, por edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai shprehu shqetësim edhe për situatën e brendshme politike në Shqipëri, teksa hoqi vija paralele me situatën në Maqedoni dhe Moldavi.

Shqipëria gëzon imazhin më të mirë të mundshëm sot për shkak të angazhimit ndërkombëtar. Por ne jemi shumë të shqetësuar për situatën e brendshme politike. Askush nga ne nuk do të merret me detajet, të gjithë duan pamjen e përgjithshme, por fjala kyç për ne është: konsensusi për reformat, sidomos gjyqësorin”, u shpreh Tusk.

About The Author

Related posts