Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Enveri diktator? Duhet ti falnin gjithë Shqipërinë me hipotekë, sipas ktyre “kokave” të sotme

Enveri diktator? Duhet ti falnin gjithë Shqipërinë me hipotekë, sipas ktyre “kokave” të sotme

KMA NEWS

RUBRIKA: “Radiostacioni Komuna e Parisit 2016 FM”

Nga Genta Kaloçi Skënderi

genta kaSali delenxhiu dhe like legeni ja këta paçavuret tuaja të (zh)drejtësisë. Eh, çfarë i kanë bërë këtij vendi e këtij populli me ndihmën dhe përkrahjen tuaj politike. Na keni vjedhur, rrjepur për së gjalli e së vdekuri pa asnjë mëshirë. Si s’na falën ne ndonjë gjë, vetëm këtyre kriminelëve u falin apo i marrin borxh me tytën e pushkës në kokë?! Eh, sa çudi vetëm grupi i sali delenxhiut dhe i like legenit përfitojnë, ne të tjerët jemi në grupin që zotërojmë shumë pasuri dhe u dhurojmë nga tepricat tona, këtyre pabreksve. Çudirat e këtij sundimi çerekshekullor nuk kanë të sosur! Dikur të parët kishin një shprehje; “drejto shtetin(sundo) në atë mënyrë, që nëse vjen dita të rrish pa pushtet të mos kthehet mizoria jote drejt teje”. Gjithashtu, kishin një shprehje edhe për drejtësinë; “Bëj drejtësi e vendos drejtësi duke menduar për ditën që do kesh nevoj për të”. Çuditërisht ju s’keni lënë asgjë në favorin tuaj, keni shkatërruar gjithçka. Menduat se ishit të pamposhtur, të pazëvendësueshëm, të papërsëritshëm, të plotfuqishëm. Harruat se ne vijmë nga asgjëja, jemi hiça dhe zotërojmë absolutisht zeron. Kështu që kjo asgjëja, çmenduria që krijuat do ju godasë mbi kokat tuaja e po ju kthehet siç e meritoni. Eh, si është asgjëja, shumë e fuqishme, kush e nënvlerëson ka fuqinë magjike që të shumëzon me të e të barazon me zeron. Pikërisht, zero me bisht do merrni në fund, fiks çmimin tuaj të vlerës suaj absolute, si hiça që jeni, por që u munduat të ishit dikushi. Fatkeqësisht për ju, kjo nuk mund të ndodhi edhe me krimet tuaja, të cilat nuk zerohen dot, përkundrazi do ju japin atë që meritoni.

Të fala nga celula. Vëzhgoheni, monitoroheni! Kujdes!

 

About The Author

Related posts