Prill 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kush i bënë presion vajzës dibrane që denoncoj kryebashkiakun që i kërkoj seks !?

Kush i bënë presion vajzës dibrane që denoncoj kryebashkiakun që i kërkoj seks !?

KMA NEWS

Nga Kujtim VANI

Kujtim VaniVideoskandali i kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili, që u publikua nga kanali prestigjoz televiziv shqiptar Ora News, në Emisionin të Paekspozuarit, ku kreu i Bashkisë i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës, tashmë ka marrë dheun dhe po dënohet dhe përçmohet nga opinioni publik mbarë shqiptarë, por edhe që mbrohet nga Rilindja e ktyre ngjarjeve të shëmtuara dhe shteti i udhëhequr prej sajë. Më vjen keq se edhe disa media bien pre me dashje duke u bërë zëdhënse të qeverisë dhe shtetit në mbrojtje jo të viktimës, por të dhunuesve të ligjit dhe moralit, dhunusëve të vet shtetit dhe qytetarëve. Deri më tani nuk ka asnjë lajm, asnjë njoftim nga organet përkatëse nëse është marrë në mbrojtje nga shteti kjo vajzë që denoncoj një rastë ku duhet përgëzuar, dhe jo vetëm nga femra shqiptare, por nga gjithë opinioni publik mbarë shqiptarë, veç zyrtarëve të shtetit. Hapi i parë duhet të ishte mbrojtja e denoncueses, por fatkeqësisht ndodh e kundërta, merret në brojtje mostra, pasi na tregon se kush na udhëheq sot.

manjajDeputeti i Dibrës, pa pikën e turpit del publikisht dhe kërkon që drejtësia ti shkoj deri në fundë zbardhjes së ksajë ngjarje të kurdisur nga kundërshtarët politik. Së pari ky mjeranë para se të dilte në mbrojtje të Rilindjes dhe Shukriut, nuk duhet të harronte se është nga Dibra e njerzve të mençur dhe patriotë, dhe dibranët nuk mund të dëgjojnë papagajtë dhe mikrofonat që buçasin veç për tu mbushur mendjen injorantëve.

Ja çfar thotë deputeti dibranë:

“Morali i qeverisë dhe i qeverisjes tonë nuk mund të përgjithësohet nga ky rast, sepse për këdo përgjegjësitë janë individuale” Por Ulsi Manja nuk e la me kaq. Deputeti socialist foli për një “skenar politik”, duke lënë të kuptohet se videopërgjimi ishte i frymëzuar politikisht. “Rastin e kryesbashkiakut e kanë marrë në dorë organet e drehtësisë që i ftoj të zbardhin përgjegjësitë dhe të vërteten si për kryebashkiakun por këto që është bërë pjesë e këtij skenari të turpshëm politik. Unë dua të shtoj se kushdo që kërkon të bëjë përgjithësime duke u nisur nga ky rast, për të fituar kapital politik dhe për të lidhur moralin e qeverisë me këtë rast, e them me keqardhje që janë ca mjeranë politikë dhe shpirtvegjel”. thot Ulsi Manja.

Edhe gazeta Panorama, nuk e kuptoj pse bie pre e papërgjegjshmërisë si shumë media të tjera që janë në shërbim të qeverisë, duke deformuar të vërtetat! Ja çfar shkruan Panorama: “Vetëm 20 vjeçe, e reja e lindur në Bulqizë dhe banuese në Dibër, arriti të fuste në kurth kryebashkiakun e Dibrës”. Në një kohë që vajza denoncoj një rastë shumë të shëmtuar dhe antiligjor në këndvështrim tjetër. Mendoj se do të shkonte më mirë sikur të shkruhej: Vetëm 20 vjeçe vajza e lindur në Bulqizë dhe banuese në Dibër, arriti të zbuloj dhe denoncoj atë se çfarë pushtetarët tonë të sotëm bëjnë me njerzit e thjeshtë dhe të pa mbrojtur duke shfrytëzuar postin shtetërorë.

rama xheliliPo kreu i Rilindjes aktualisht Kryeministri i përkohshëm i vendit Edi Rama, çfar qëndrimi mban?! Për çudinë  e të gjithëve urdhron prokurorinë për lirimin e brekëgrisurit, si dhe urdhëroj policinë ti bëjë presion vajzës se pse e provokoi rilindasin e Dibrës! Kush fshihej pas vajzës? Cili kundërshtar i Rilindjes, apo i kryebashkiakut, që sipas Ramës nuk ishte pelivan e nxiti vajzën të kryej këtë veprim? Po përfaqësueset e grave ku janë? Ja pra që çdo organizëm në vendin tonë qeveritarë dhe joqeveritarë janë ndërtuar vetën në shërbim të intereseva vetjake!

Ndërsa populli i thjeshtë me të drejtë shtron pyetjen:

Ku është pokuroria? Kush e merr në mbrojtje vajzën 20 vjeçare? Shteti e ka braktisur, asnjë hap për mbrojtjen e saj, veç sulmeve të militantëve të sëmurë të Rilindjes dhe servilëve të qeverisë që kan hapur edhe një adresë në Facebook, ku u bëjn thirrje 100 mij anëtarve të saj të bashkohen në luftën e përbashkët me shuken, duke fyer dhe ofenduar rëndë autoren e videos dhe jo vetëm atë, por të gjitha femrat shqiptare. Menjëherë prokuroria duhet të legalizoj vendin dhe kompiuterin ku u hap adresa e FB që sulmon dhe pretendonë të poshtëroj vajzën, pasi identifikimi është shumë i lehtë kur ka dëshirën e mirë shteti. Dhe menjë herë ata ti çojë para drejtësisë. Politikanë Zyrtarë të lartë aktual dhe ish! Mos harroni se kur shpërthen zemrimi i popullit e dini mirë se nuk ka vrim miu ku të futeni. Mesa duket me kto bëma tuaja, dhe në rastë se nuk miratoni reformën në drejtësi, një gjë e tillë edhe mund të ndodhë, nuk është larg. Po ju ku do futeni?! Kini kujdes, shërbeni popullit që ju ka zgjedhur në respekt të ligjit dhe kushtetutës.

karikat

Populli ashtu sikur ua bëri nderin duke ju dhënë votën, po ashtu nuk e ka të vështirë tu japi edhe shqelmin dhe tu hedhi në koshin e plehrave. Por mesa duket kjo klasë politike ka dështuar.  Edhe marrja në dorë e drejtimit të  mbledhjeve të grupeve parlamentare nga ndërkombëtarët flet qartë se kjo klasë ka marrë fund dhe duhet të shkoj në shtëpi, ose më e pakta e mundëshme krerët kryesorë të politikës dhe shtetit ti thonë burgut hapu.

Të dashur politkanë e pushtetarë, a e dini kush është mendimi i shqiptarëve sot?

Ka ardhur koha në mënyrë të detyrueshme për një informacion të ri politik për shpëtimin e Shqipërisë. Hapni krahun megjithse është tepër vonë!

 

 

 

About The Author

Related posts