Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestohet autori i masakrës te Spitali Amerikan, ku shkaktoi dy viktima

Arrestohet autori i masakrës te Spitali Amerikan, ku shkaktoi dy viktima

KMA NEWS / Policia njoftoi se specialistët e krimeve të rënda ndaj jetës kanë arrestuar Lefter Canajn, 57 vjeç, banues në Tiranë. Ai është personi që i vuri flakën një pacienti në repartin e hemodializës së Spitalit Amerikan 1. Për pasojë dy paciente të tjera që gjendeshin në dhomën ku ndodhi ngjarja humbën jetën nga asfiksia. Lefter Canaj dhe personi që u sulmua prej tij, D Saraçi, 38 vjeç, u lënduan.

Policia tha se arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në ambjentet e spitalit “American 1”, tek pavioni i Hemodializës, për motive ende të paqarta ky shtetas pasi ka mbaruar mjekimin, rreth orës 11:00, është rikthyer tek pavioni i Hemodializës, ku me vete ka pasur një shishe me lëndë djegëse “benzinë”, lëndë të cilën ka filluar t’ja hedhë në të gjithë trupin e shtetasit D. Saraçi  i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën.

Flakët kanë përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambjent kanë gjetur vdekjen shtetaset:

• Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras.

• Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur të dëmtuar shtetasit:

• D. Saraçi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

• Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë

• S. B., 34 vjeç, banues në Berat.

Prokuroria do të hetojë për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

About The Author

Related posts