Tetor 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrihet marveshja e dytë mbase përfundimtare për reformën në drejtësi

Arrihet marveshja e dytë mbase përfundimtare për reformën në drejtësi

KMA NEWS / Pas më shumë se 6 orë negociata, palët kanë arritur konsensusin për reformën në drejtësi. Konsensusi është përshëndetur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Marrëveshja e arritur për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të tjera të drejtësisë është e njëjtë me atë të Vettingut.

Kështu, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Kandidati duhet të marrë 4 nga 5 vota. Në rast se bllokohet, atëherë përzgjedhja bëhet me short.

Kryetari i Kuvendit Meta falënderon kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ambasadorët  Donald Lu dhe Vlahutin për konsensusin e arritur. Meta e cilëson marrëveshjes e arritur si shenjë pjekurie, ndërsa shprehet se pret ta formalizojë atë përfundimisht me vota unanime në Parlament.

About The Author

Related posts