Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrihet marveshja mes Bashës e ambasadorve pritet konfirmimi i Ramës

Arrihet marveshja mes Bashës e ambasadorve pritet konfirmimi i Ramës

KMA NEWS / Mesa duket amerikantë e kanë ndrushuar shkopin magjikë duke e zevendësuar me shkopin e thanës dhe reforma po shkonë drejtë zgjidhjes!

Siç njofton gazetari  i Ora News, Everest Dedaj nga kryesia e Kuvendit ambasadorët Lu e Vlahutin kanë paraqitur një propozim të ri  dhe burimet nga PD bëjnë të ditur se Basha e ka pranuar. Burimet bëjnë me dije se ky propozim iu nis dhe kryeministrit Edi Rama. Nëse ka përgjigje pozitive atëherë votimi bëhet me konsensus. Nuk dihet përmbajtja e propozimit.

Në kryesinë e Kuvendit negociatat vijuan prej orës 11: 30 minuta.

Në takim fillimisht ishte kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Lulzim Basha, nënkryetari i komisionit të reformës Oerd Bylykbashi dhe ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe e BE-së Romana Vlahutin.

Negociatat vijuan deri në orën 13: 30 minuta kur Basha doli nga kryesia, ndërsa burimet thanë se mes Metës Lu-së dhe Vlahutin kishte vijuar takimi.

Para këtij takimi zoti Meta shtyu diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend me qëllim vijimin e negociatave duke i kërkuar Bashës të sqarojë pozicionin e tij me ambasadorin Donald Lu. Meta këmbëngul në një votim me konsensus patriotik të reformës duke paralajmëruar dhe dorëheqjen nëse nuk do ishte ky votim.

Rama nuk ishte pjesë e këtyre negociatave në kryesi.

About The Author

Related posts