Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

BE e SHBA: Të miratohen 7 ligjet deri në mesin e gushtit

BE e SHBA: Të miratohen 7 ligjet deri në mesin e gushtit

KMA NEWS / Delegacioni i BE në Shqipëri, së bashku me SHBA kërkon miratimin sa më shpejtë të ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Vetingun. Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Deklarata e plotë e delegacionit të BE

BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjin e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

About The Author

Related posts