Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Bllokohet sërisht reforma në drejtësi: Njoftimi nga Ambasada Amerikane

Bllokohet sërisht reforma në drejtësi: Njoftimi nga Ambasada Amerikane

KMA NEWS / Bllokohet reforma në drejtësi. Nga politikanët shqiptarë nuk ke as një besim deri në momentin që do ngrihen kartonat për të votouar pro apo kundër reformës në drejtësi. Politikanët tanë të thonë po përballë dhe në momentin që kthen shpinën nga mbrapa të thonë jo. Duhet ta pranojmë se jemi shumë të çuditshëm dhe nuk di si na duroj gjoja aleatët, se aleat me politikanët shqiptarë nuk besoj të ketë, veçse formal.

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për herë të parë për reformën në drejtësi. Me anë një deklarate ajo konfirmon lajmet se reforma në drejtësi është bllokuar sërish.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik” – thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Në reagimin e SHBA-ve nuk thuhet se cila ishte kërkesa e re e kreut të opozitës Basha. Burimet nga grupi i negociatorëve thonë se ishte PS ajo që ngriti pretendime. Kryeministri Rama kishte premtuar të votonte çdo draft që merrte miratimin e SHBA dhe BE, por tashmë ka nxjerrë pretendime të reja.

Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.
Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.

The United States Embassy is disappointed to note that after declaring an agreement between government and opposition, the head of the opposition, Mr. Basha, has introduced an unacceptable new demand.
This latest development forces us to conclude this an intentional effort by the leader of the opposition to block this reform. The reform package is ready and fulfills all Venice Commission, U.S. and EU standards. If Mr. Basha cannot fulfill his promises, the United States Government calls upon the individual members of parliament to pass this reform on July 21.

 
Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

About The Author

Related posts