Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Deputetët do të kthehen urgjent në kuvend me brekë plazhi !

Deputetët do të kthehen urgjent në kuvend me brekë plazhi !

KMA NEWS

 Meta, Basha në SHBA, bashkëpunim për të arrestuar Berishën?

Kujtim VANI

Kujtimi bluPa u mbyllur ende proces-verbali i miratimit të draftit të reformës në drejtësi, kanë nxituar deri edhe duke u rrëzuar nëpër shkallët e godinave të kuvendit për të marrë me nxitim meritat për fitoren e madhe (por faktikish humbje e madhe për politikantë çerekshekullorë). I pari ishte shefi i opozitës, Lulzim Basha pasi e kishte më të lehtë nga llozha ku po ndiqte votimin të dilte i pari nga selia e kuvendit, duke u pasua pastaj nga kush të dilte më i pari.

Por të gjithë harruan se dardha e ka bishtin mbrapa. Nuk e kishin idenë se duhet edhe miratimi i 7 ligjeve për ti shkuar punës deri në fund, siç thotë populli, “kur e vrave qenin hidhe dhe në prrua”.

Që reforma të quhet e përfunduar duhen miratuar edhe 7 ligjet të cilët pritet të votohen këtë sesion parlamentar. Megjithse parlamentarët dhe krerët e partive, menduan se ja hodhën dhe do të rrinin të qetë nja dy muaj në plazhet e Europës dhe të vendit. Po parashikimet nuk i kishin bërë mirë, ashtu siç nuk ishte parashikuar mirë edhe stuhia e djeshme e natyrës në Tiranë. Votimi do të bëhet pikërisht në kto ditë pushimi.

Votimi do të bëhet me urdhër, siç u veprua për  votimin e reformës, me urdhër nga lart, nga SHBA, të cilët kanë vendosur të bëhet brenda sezonit të tanishëm.

Tani që po shtrohet në tepsi çështja e votimit të 7 ligjeve do të dali në dritë se kush ishin ata që kishin merita për miratimin e reformës dhe kush ishin kundërshtarët real…! Pse nuk flasin Rama, Meta, Basha, Berisha e idhëtarë të tjerë të reformës për miratimin e këtyre 7 ligjeve?! Shpresa vdes e fundit thotë populli, prandaj edhe këta jetojnë me shpresën shtyjë, shtyjë, sa ta shtyjmë se diçka mos do ndodh…!

Po vlon politika injorante në Tiranë me tellalët e sajë!

Pse nuk thirrën Ramën në Amerikë, po ftuan Bashën, Metën e Majkon?! Jo, Ramën nuk e do Amerika se është ftohur me ndërkombëtarët, jo Meta ka merita për konsensusin, jo Bashës i mbeti shkopi në dorë e kudi çfarë xhevahiresh të tjera.

Po kaq politikanë e analistë leshi paska në Tiranë?

Po meqë nuk merni vesh, a në mos u përdorin si Çerra politika, siç thotë Flamur Noka në Kuvend, ja po ua them unë kë donë Amerika.

Bashën, Metën dhe Majkon për garnityrë i thirrën, nuk i ftuan në SHBA, qofsha gabim!

Po pse i thirrën?!

I thirrën për tu dhënë urdhërin e anullimit të pushimeve që i morën me shumë vrullë, duke i kshilluar që mos ti mendojnë pushimet pa votuar 7 ligjet që i hapin rrugë zbatimit të reformës në drejtësi. Kaq o tru peshqë, nuk do as men, as kalem!

Votim të mbarë zotri deputetë! Mos u mërzitni se jo paqëllim është menduar që të miratohen të gjitha ligjet në këtë të nxeht të madh. Më pas temperatura shumë herë më të larta ju presin me mbarimet e pushimeve, ku do të përballoheni me ligjet e drejtësisë së re që vetë i votuat mepadëshirë. “Për hirë të popullit” amaa…!

About The Author

Related posts