Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Edi Rama: Pa ndërkombëtarët reforma nuk do të ishte miratuar

Edi Rama: Pa ndërkombëtarët reforma nuk do të ishte miratuar

KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se pa ndërkombëtarët kjo reformë nuk do të ishte realizuar.

“Nëse do të shkruaja një libër për këtë proces dhe të rreshtoja me besnikëri se ç’më kanë parë sytë dhe ç’më kanë parë veshët, shqip dhe anglisht, nuk do të gjendjen një lexues i vetëm që do tu besonte atyre që kam parë dhe dëgjuar. Por nuk besoj se do të gjendej njeri se do sëkëlldiseshin të gjithë këu në sallë dhe do të tronditej gjithë bashkësia ndërkombëtar. Pa miqtë ndërkombëtarët  kjo reformë nuk do të kishte ardhur kurrë para se të shuaj fara e një politike me 7 koka që jeton duke sharë”,- tha Rama.

Ai tha se kjo reformë do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i padrejtësisë. Kryeministri tha se falënderimi i veçantë i takon ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo që bëri përshtypje gjatë fjalës së kryeministrit Rama është fakti se Ilir Meta doli nga salla pak pasi Rama të shkonte në foltore. Seanca u drejtua nga nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj. Ndonëse nuk dihen arsyet e largimit të Metës gjatë kohës kur flet kryeministri, ky gjest simbolik konfirmon edhe njëherë krisjen e raporteve mes krerëve të mazhorancës.

Pas miratimit të reformës ka përshëndetur edhe kryetari i PD Lulzim Basha

basha kuvKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pari politikan që ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi pas një prononcimi për mediat. Kryedemokrati u shpreh se miratimi i saj është një ogur i mirë për drejtësinë ë gjithë shqiptarëve dhe se dita e parë e reformës në drejtësi, është edhe dita e fundit e qeverisë Rama.

Deklarata e Bashës për mediat:

“Reforma në drejtësi që sot u miratua me konsensusin e Kuvendit të Shqipërisë, paketa që kaloi me votat e deputetëve të mazhorancës e opozitës të bashkuar është një ogur i mirë për shqiptarët për drejtësi.
Është një ogur për çdo shqiptar, për drejtësinë e kushtutueshmërisë ku çdo drejtësi merret siç duhet. Kjo është një betejë që duhej ti bashkonte shqiptarët 1 vit më parë. Falënderoj miqtë tanë, kancelarin Merkel, zv/sekretaren Nuland për mbështetjen që i dhanë opozitës së Shqipërisë. Ne ishim në këtë betejë në emër të çdo qytetari, të votuesve tanë që sot janë më të shumtë, edhe të votuesve të qeverisë që sot janë në minorancë. Korrupsioni është në çdo zyrë të shtetit, papunësia ka kapur nivelet rekord, qeveria donte ta anashkalonte. Dita e parë e Reformës në Drejtësi është edhe dita e fundit e kësaj qeverie. Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, që një qeveri e themeluar mbi korrupsion dhe krim, u detyrua që të votonte këtë reformë”,- u shpreh kreu i PD-së.

About The Author

Related posts