Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Fleckenstein: Probleme të reja në Shqipëri, jam i mërzitur, na vjen keq

Fleckenstein: Probleme të reja në Shqipëri, jam i mërzitur, na vjen keq

KMA NEWS / Situata e krijuar mbi Reformën pas një deklarate të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku i kërkon PD-së që të ndryshojë kërkesën e saj, ka nxitur reagime dhe pikëpyetje. Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, thuhet se ajo është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme, e cila sipas Ambasadës, prek reformën dhe është e qëllimshme.

Në një postim në facebook, ka reaguar edhe eurodeputeti i cili pak më parë e përshëndeti konsensusin, Knut Fleckenstein ka pyetur në postimin se përsëri Shqipëria paska probleme të reja? Ai ka shtuar më tej se: “Nuk e besoj! Jam me të vërtetë i mërzitur. Do të presë deri nesër për të parë votimin? Pastaj ne të gjithë mund të shohim. Na vjen keq”.

Më tej në deklaratë thuhet se: ”Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”.

About The Author

Related posts