Qershor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Japoni: Nëntëmbëdhjetë të vrarë në një sulm me thikë

Japoni: Nëntëmbëdhjetë të vrarë në një sulm me thikë

KMA NEWS / Autoritetet japoneze thanë se të paktën 19 veta janë vrarë të martën në një sulm me thikë në një qendër për persona me nevoja të veçanta në Sagamihara, në perëndim të Tokios. Më shumë se 24 veta janë plagosur.

Transmetuesi publik japonez, NHK, tha se policia arrestoi sulmuesin i cili u vetëdorëzua.

NHK e përshkroi të dyshuarin 26 vjeçar si ish punonjës i qendrës.

Motivet e sulmit janë ende të paqarta.

Gazeta Asahi Shimbun, shkruan se policët e kanë cituar të dyshuarin të ketë thënë se “dëshiron ta shpëtojë botën nga njerëzit me nevoja të veçanta”.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi shokues, por në bazë të raportimeve paraprake, autori 26-vjeçar ka deklaruar se kërkonte që t’i zhdukte të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

Në këto rrethana, autoritetet kanë nisur të vënë në pikëpyetje shëndetin e tij mendor, teksa po hetojnë për të zbuluar më shumë detaje për ngjarjen.

Në momentin e sulmit, në qëndrën ku ndodhi sulmi ndodheshin gjithësej 150 persona, ku tetë prej tyre ishin pjesë e stafit. Agresori është ndalur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin vendas, pasi Japonia konsiderohet si një prej shteteve më të sigurta të botës. Një bilanc i tillë nuk ishte regjistruar në vendin ishullor prej shumë dekadash.

japoni

bbe6aa6e7574499482deabe32c99001c_18103815721-RTSJLTN.530x298_90514969_bf9cd398-fcec-466e-ad4b-7ceb21f9c957

About The Author

Related posts