Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Jozefina Topalli e vetmja që e mbajti fjalën: Votoi kundër ndërkombëtarëve për reformën

Jozefina Topalli e vetmja që e mbajti fjalën: Votoi kundër ndërkombëtarëve për reformën

KMA NEWS / Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli, voton kundër vendimeve të grupit të PD, dhe nuk është gjithashtu hera e parë që me nuhatje ajo i paraprin qëndrimeve të ardhme të partisë së saj.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë. Gazeta “Panorama” ka kqyurur formularët e votimit dhe nga zbardhja e procesverbaleve rezulton se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina u ka qëndruar deklaratave të saj për cenimin e sovranitetit.

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha dhe pjesa tjetër e Grupit të PD-së votuan pro. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, sipas procesverbalit elektronik, mësohet se nuk ka votuar “Aneksin B” të Kushtetutës, i cili parashikon rolin e Operacionit Ndërkombëtar në procesin e vetingut.

Ashtu si Topalli, këtë nen nuk e ka votuar as kryetari i Komisionit të Medias, demokrati Genc Pollo, ndërkohë që vota e tretë që nuk iu bashkua linjës së Grupit ishte ajo e Vangjel Tavos së LSI-së. Në total “Aneksi B” i Kushtetutës mori 137 vota pro dhe vetëm 3 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Por, pavarësisht se tre deputetët nuk votuan këtë pikë të Kushtetutës së re, ata dhanë votën pro në parim dhe në tërësi, duke e çuar numrin e votave në 140, votimi më absolut i të gjitha kohërave.

About The Author

Related posts