Qershor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Manjani: Koalicioni PS-LSI funksionon por ka shumë helm

Manjani: Koalicioni PS-LSI funksionon por ka shumë helm

KMA NEWS / Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në studion e lajmeve të Ora News vlerësoi ndryshimet në kodin penal, të cilat zbutën dënimet për armëmbajtje pa leje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.  Manjani është i bindur se masat ekstreme të dënimit, nuk ndihmojnë në uljen e kriminalitetit.

Minsitri i Drejtësisë, i cili negocioi në emer të Lëvizjes Socialiste për Integrim për reformën në drejtësi, thotë se  koalicioni i majtë funksionon, ndërsa marrdhënien me Partinë Demokratike e  vlerëson në këtë mënyrë:

“Nëse disa qëndrime koncidojnë me qëndrimet e PD unë nuk mendoj që kjo është blasfemi. PD përbëhët prej shqiptarësh dhe jo prej serbësh. Pra e duan Shqipërinë”

Qeveria shqiptare ka hapur procesin për përzgjedhjen e gjyqtarve në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, por minisitri Manjani,  vlerëson se ky proces duhet të ndërpritet, në mënyrë që dhe këta aplikantë ti nështrohen kontrollit të figurës, në kuadër të reformës në drejtësi.

Manjani tha se miratimi i reformës në drejtësi ka krijuar një situatë paniku mes gjyqtarëve e prokurorëve ndaj edhe u bëri thirrje që në këtë fazë tranzitore të tregohen korrektë.

Intervista e plotë me ministrin Manjani

E nisim me seancën e fundit ku pati debate për armëmbajtjet pa leje. Ju në fakt keni kërkuar 3-5 vite burg nga 15 vite, por ka pasur eksponentë të opozitës që kanë kërkuar ashpërsim të masës, ashtu edhe vetë ministri Tahiri. Si i patë këto debate?

Manjani: Kjo nuk ka të bëjë me pozitë-opozitë, por si mendojnë jurist për cështjet e trajtimit të disa fenomeneve nëpërmjet kodit penal. Për çështjen e armëmbajtjes pa leje është shprehur gjykata kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar të shfuqozojë nenin e armëmbajtjes pa leje me arsyetimin që ka një çbalancim ndërmjet dënimit dhe veprës së kryer dhe kjo është arsye që ne ndërhymë nënenin përkatës për të vendosur proporcionalitetin dhe jo për të shkuar në ekstremitete. Ne duhet të jemi koshientë që jo gjithmonë kur forcohet sanksioni zgjidhet problemi.

E kundërta ka treguar që është e vërtetë, sa më i tmerrshëm të jetë sanksioni, aq më i pamundur bëhët dënimi, aq më shumë bëhet i pamundur ndëshkueshmëria dhe aq më shumë rritet korrupsioni. Ata që e zbatojnë ligjin kur të tregojnë një ligj më të ashpër ta tregojnë për të rrejtur me shumë.

A ka lidhje kriminaliteti i shtuar?

Manjani: Unë jam koshient që në 3 ditët e fundit në Gjermani u vranë 3 vetë, nga një akt çmendurie, terrorist që as ata vetë nuk dinë si tja vënë emrin. Dhe po në këto 3 ditë në Shqipëri kanë humbur jetën 10 vetë, kanë humbur jetën jo vetëm me armë zjarri, por edhe me thikë, sopatë, benzimë edhe me makinë. Kështu që të gjitha këto janë elementë të një realiteti ku ne jetojmë dhe nuk është e thënë që u forcia sanksioni dhe u zgjidh problem. Pra ngjarje të rënda ka patur, ka për fat të keq edhe do të ketë. Njerëzit kur bëjnë krimin nuk lexojnë kodin penal. E rëndësishme është që për sanksionin që është të ushtrohet dënimi i duhur. Zbatimi i kodit penal e bën shoqërinë më të drejtë dhe njerëzit më të vetëdijshëm se ka drejtësi. Kjo është ajo që mungon dhe në vetëvetë nëse e japim këtë mesazh edhe 2 vjet burg për një armë që mbahet në brez apo në shtëpi patjetër që e bën efektin e vet. Nga ana tjetër edhe siç e kishim, të dënosh për armëmbajtje pa leje njësoj siç dënon një terrorist edhe kjo nuk ka kuptim. Sepse pastja ca kuptimi ka, i futim të gjithë si terroristë dhe ska e ke kapur në flagrancë me armë apo për terrorizëm dhe e dënon me 25 vjet dhe çfarë kuptimi ka pastaj. Në këtë kuptim kodi penal duhet të ruajë një farë përshkallëzimi dhe duhet të bëhët me i zbatueshëm.

Mendoni se ulja e dënimit e bën më të zbatueshëm?

Manjani: Jo unë them që vendosja në parametra realë të dënimit në raport me veprën e bën më të zbatueshëm dhe më të efektshëm dhe plotëson një vakum që ne patjetër e kemi.

Që prej miratimit të reformës, flitet për humbës dhe për fitues. Berisha ju ka klasifikuar si fitues bashkë me PD dhe ka konsideruar humbës Edi Ramën, por jo për tu mbështetur, por pyetja është cilat janë benefitet dhe roli që pati LSI në miratimin me konsensus.

Manjani: Problemi kryesor në sistemin e drejtësisë është fakti që ka perceptim të lartë për korrupsion, pra njerëzit e perceptojnë që ata janë të korruptuar. Konstatimi i dytë më madhor është që gjykatat dhe prokuroria si shërbim publik janë të pabesueshme. Kjo është sëmundja që duhet të kurojmë dhe që të kurohet një sëmundje e tillë, pra të rrisish besueshmërinë të ky shërbim sigurisht që kërkohen vendimmarrje të pjekura dhe jo vendimarrje që kërkojnë ndasi.

Unë e kuptoj që përgatitja e kësaj reforme në drejtësi ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë me shumë kleçka, zig zage, ulje ngritje dhe e gjithë përgatitja e fazës përgatitore dhe deri te miratimi në parlament u karakterizua nga sëmundja e përgjithshme që ne kemi, mungesa e besimit të partive politike dhe për pasojë mungesa e dialogut politik. Në Shqipëri dialogu politik është zero. Nuk e them vetëm unë këtë. Liderat e partive bisedojnë rrallë, nëpërmjet meidave dhe nëpërmjet një gjuhe që nuk na çon asgjëkundi vetëm tek ndasia. Kështu që në një klimë të tillë politike ne nuk menduam që kjo reformë duhet të klonte pa konsensus. Konsensusi ishte kusht i domosdoshëm për të rrit besimin e njerëzve tek sistemi që po prodhojmë. Sepse nuk ka kuptim që  ne jemi të ndarë, pra në kuptimin që bëjmë debat, prodhojmë politikë populiste se kujtojmë se fitojmë vota dhe në fakt shkatërrojmë shtetin, duke qenë të ndarë. Kjo ka qenë e parpanueshme dhe ka qenë në fjalorin tonë politik që në ditë e parë kur filloi kjo reformë deri në ditën e fundit. E kuptojmë shumë mirë që kjo mund të mos ketë qënë fjala e duhur për disa aktorë, madje edhe për disa aktorë ndërkombëtarë, por kjo nuk na trmebi fare. Thamë që ne kërkojmë konsensus. Kemi pasur edhe vërejtje substanciale për projektet e para që me shumicë janë reflektuar, por fjala konsensus ka qenë e panegociueshme për ne. PS ka pasur një qasje disi pak më pragmatiste, ishte e gatshme ta toleronte edhe ta miratonte pa konsensus, mirpo këtu fillonte diskutimi sepse ne si mazhorancë nuk i kemi 94 vota. Atëhere lind pyetja ku do i marrësh diferencën e vota. Dhe votat do merren nga eksponentë të opozitës, nga votimi individual, i cili për mua është anatikushtetues, sepse që prej 2008 si rezultat i marrëveshjes PS-PD është vendosur që sistemi ynë parlamentar të përbëhet nga parti dhe jo nga deputetë, pra deputetët janë mandate partish. Nëse ne duam të trokasim në dyert e europës për tu bërë pjesë e BE, BE është një mekanizëm konsensual. BE ka arsye për të marrë vendime me shumicë votash, por nuk i ka marrë me shumicë por me konsensus.

Kështu që fjala konsensus ishte e panegociueshme. Ne kemi bërë gjithçka. Ka qenë projekti jonë i përditshëm për të bërë të mundur që palët politike mos rreshtohen si palë, por si kontribuese dhe me gjithë vështirësitë që ka dialogu politik palët janë për tu përgësuar, sepse nuk mund të themi që nuk është bërë një punë voluminozë, nuk mund të themi që nuk janë përfshirë shumë ekspertë pavarësisht që vendimin e merr parlamenti dhe jo ekspertët, sepse kjo është kuptimi i fjalës që Shqipëria nuk është republikë ekspertësh, por është një republikë parlamentare dhe ashtu siç duhet përgëzuar opozita meriton kreditet maksimale që në këto kushte të mungesës së dialogut, tha kontribut teknik. Ishte shumë e përfshirë dha shumë në këtë proces dhe si rezultat arritëm që të kishim një vendimmarrje konsensuale. Në mënyrë disi si një efekt anësor na shfaqet debati që një parti është me mirë sesa një tjetër. Shqipërinë e duan të gjithë njësoj, si në qeveri dhe në opozitë. Pozita ka më shumë përgjegjësi, por kjo nuk do të thotë që opozita nuk e do Shqipërinë, sepse retorika politike dhe populizmi na con në një ekstrem të tillë që duket sikur 91% e shqiptarëve na duan ne qe qevrisim dhe nuk ka opozitë. Mos ardhtë ajo ditë që në Shqipëri të shohet opozita, sepse ne kemi luftuar shumë për këtë. Kjo nuk duhet ti lejohet vetes. Ata janë shqiptarë, kanë qeverisur këtë vend.

Thirrjet për votë individuale u bënë nga ndërkombëtarët, nga BE dhe SHBA, ndërkohë nuk është një surprizë që marrëdhëniet mes PD dhe ambasadorëve u tensionua. Ose ju edhe pse deklaruat votën pro reformës thatë që nëse ka reformë pa miratimin e opozitës qeveri teknike dhe zgjedhje të parakoshshme. A ka pozicionuar marrëdhëniet tuaja me ambasadorët në Tiranë?

Manjani: Inevstimi ynë politik mbi të gjitha ka qenë dhe mbeti për konsensusin. Fakti që u arrit konsensusi na bën të ndihemi mirë dhe të mos merremi me cështje të vogla, me tema private që individë të ndryshëm i ngrenë. Nëse disa qëndrime koncidojnë me qëndrimet e PD unë nuk mendoj që kjo është blasfemi. PD përbëhët prej shqiptarësh dhe jo prej serbësh. Pra e duan Shqipërinë. Unë nuk kam ndonjë ngarkesë kaq të madhe saç tentohet të fryhet opinioni publik, sikur dicka e rëndë ka ndodhur në koalicion. Unë mendoj që nuk është kështu. Partitë janë sovrane në pikëpamjet e tyre. Të qënit në një koalicion qeverisës nuk do të thotë shkrirje, nuk do të thotë që partia nuk ekziston më dhe ska më mendime vetëm sa ja lemë kryetarit të koalicionit. Kjo nuk ekziston më. Të paktën në LSI  jo. Së treti unë mendoj se si PS edhe LSI në vendimmarrjet e tyre kanë filtrat për të zhveshur çdo ndikim për të gjykuar çështjet e koalicionit. Mënyra si funksionon koalicioni nuk lidhet me një çështje të vetme apo me disa pikëpamje të ndryshme. Ne kemi pasur pikëpamje të ndryshme që në fillim në 2013, kemi pasur edhe program të ndryshëm nga PS, por sigurisht kemi toleruar duke qenë se PS është parti kryesore qeverisëse, kishte kalin ebetejës në  disa prej çështjeve të rëndësishme sic është çështja e taskës progresive, shëndetësia falas, çështja e koncesioneve e cila ka provokuar disa debate. Pra ne mendojmë që Shqipëria të jepet me koncesion kaq masivisht, por kjo nuk e ndalon PS që rendë pas koncesioneve.

Funksionon koalicioni?

Manjani: Sigurisht që funksionon për sa kohë që ka ide të përbashkëta, ekipe të përbashkëta, ka ende për të arritur nga programi. Ka ende kohë për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi tani dhe në të ardhëm dhe ka shumë gjëra që na bashkojnë. Ka shumë helm jashtë marrëdhënies PS-LSI që bëjnë gjithmonë atë, që hë se ra sot hë se ra nesër. Ndoshta 90% e këtij helmi vjen nga persona që janë jashtë strukturave të partive. AShtu si ka edhe mendime brenda strukturave tona. Por e përsëris, si në PS edhe në LSI kur vjen puna për vendimmarrje ka filtra, përvoja në ka bërë. I futim këto informacione në filtra që të dalë më e mira pavarësisht ndonjë qëndrimi për çështje konkrete apo deklarimeve individuale të deputetëve apo personave të vecantë që në mjedisin e të majtës shqiptare janë të lirë të komentojmë.

Meqë jemi të koalicioni, kur vjen puna për të kritikuar qeverinë Berisha është i ashpër dhe ai nuk bën përjashtime, pro në këtë rast ka bërë që e ka vendosur LSI në një pozicion kyç, gjë që e cila ka ngritur hamendësime se ka një flirt dhe se mund të ketë një aleancë. A mundet?

Manjani: Unë kam vështirë të bëj komentatorin. Unë jam ministër, për çështjen e reformës në drejtësi ne kemi thënë konsensus edhe kur PD nuk merrej fare, edhe kur nuk vinte në komision. Pavarësisht retorikës, kjo s’ka lidhej se çfarë thotë Berisha sot apo çfarë thotë nesër. Kjo është absurde. Fakt është që PD është pozicionuar kundër LSI në disa çështje, por askush nuk tha që këta po forcojnë koalicionin për shkak se po sulmon opozitën. Në kohën kur flitet për reformën në drejtësi spikatet në mënyrë të menjëhershme pikëpamja që PD dhe LSI ikën lanë PS më vete, këto janë lojëra të papjekura dhe nuk është një analizë e qëndrueshme.

Më shpjegoni pak, pati një njoftimi para disa ditësh që Këshilli i Ministrave ka emëruar dy gjyqtarë në  Gjykatën e Strasburgut, pa marrë miratimin e Minisëtrisë së Drejtësisë.

Manjani: Nuk kam dijeni për këtë. Kam kohë që i kam shkruar për këtë çështje zyrtarisht për të komunikuar, pasi kam marrë informacion nga ambasada jonë në Strasburg dhe nga PE që Shqipëria duhet të çojë aplikime, kandidaturat e saj si shtet, duhet të çojë 3 kandidatura në PE për të zëvendësuar zotin Ledi Bjanku, mandati i të cilit mbaron dhe mesa di është mesi i muajit që vjen afati i fundit që ne duhet të çojmë kandidaturat. Por unë nuk kam dijeni që të ketë ndonjë vendimmarrje Këshilli i Minisëtrave.

E bën qeveria këta pa konsultën e Ministrisë së Drejtësisë dhe pse nuk e bën vetë ministria e Drejtësisë siç bëhët në vendet e tjera të BE?

Manjani: Nuk e di këtë, patjetër që edhe ministria e Drejtësisë mund të ishte përfshirë, por unë nuk e di që Këshilli i Ministrave të ketë marrë ndonjë vendim. Kjo është hera e parë që e dëgjoj.

A duhet të rregullohet me ligj kjo procedurë?

Manjani: Jo ne nuk kemi rregulla për këtë. Kjo është një defekt, një vakum në legjislativ, nuk është se kemi rregulla të shkruara si bëhet përzgjedhja. Ndoshta këtë rrallë duhet të kishim më shumë vëmendje, them unë dhe kjo ka qenë pikpamja ime, për shkak se jemi në fillimet e reformës në drejtësi dhe ndoshta nga Komiteti i gjyatarëve dhe prokurorëve nuk do të stimulohej një gjë e tillë përsa kohë sa ata janë në proces Vetingu. Nuk kam dijeni që Këshilli i Ministrave të ketë marrë një vendim për këtë çështje.

Është një tjetër tregues që koalicioni nuk është aq funksional.

Manjani: Jo nuk është e vërtetë, nuk mund të gjykohet koalcioni, sa vendime sa debate bëhen mes nesh dhe debatet për përmirësimin e punës janë pozitive.

Një ndër sfidat është miratimi i ligjeve që e bëjnë të zbatueshme reformën dhe konsensusi vihet sërish në dyshim, vihet në dyshim nga PD. A do të keni të njëjtin rol ju për të arritur konsensusin?

Manjani: Baza konsensuale është shumë e mirë. Për aq kohë që kemi rënë dakord që të miratojmë ato parime esenciale të sistemit të ri të drejtësisë, nuk ka kuptim që ligjet që vijnë nga këto parime të mos ishin në të njëjtën frymë. Eksistenca e debatit është gjë e mirë, po mos ishin këto do ishte e gabuar.

Por këtu duhet të bëjmë një dallim mes debatit konstruktiv dhe atij destruktiv?

Manjani: Jemi me 140 vota plus. Me 140 vota në favor të një reforme kaq të rëndësishme unë nuk mendoj që të flitet më për destruktivitet. Destruktiviteti ka rënë, jemi në momentet e konstruktivitetit në pjesën parimore. Kur zbërthehen këto parime në ligje nuk ka asnjë arsye që të kemi diskordanca. Është mirë te kemi debat, por debati nuk do të thotë se kemi konsensus. Përkundrazi e përforcon konsensusin. Kjo është një defektet e fazës përgatitore. Po të kishim debat në tyreza pak më shumë sesa patrëm ndoshta do ta kishim bërë këtë produkt shumë më shpejt dhe sot do ishim në fazën e zbatimit. Ti flet me palët veç e veç, flet me persona veç e veç dhe bien dakord, sa dalin para kamerave thuhen gjëra të tjera. Kjo nuk shkon më pafundësisht. Dhe pse bëhet kjo? Dikush e bën ne emër të populizmit. Dikush merr vota duke bërtitur më shumë, dikush mendon se gënjen njerëzit, por kjo është nje gjë që nuk shkon më.

Ju keni bërë një thirrje për të gjithë sistemin e drejtësisë, aktualisht për prokurorë dhe gjyqtarë që ta bëjnë punën e tyre me përgjegjshmëri në këtë fazë tranzitore. Ishte një thirrje, përgjegjshmëri nga ana juaj si ministër apo mund të ndodhin abuzime të tilla.

Manjani: Për shkak të detyrës jam i detyruar të ndjek hap pas hapi ditë pas ditë çfarë ndodh në sistemin gjyqësor dhe ka shumë panik që mund të çojë në vendimmarrje të gabuar. Mirëpo një vendimmarrje e gabuar, i bie në qafë dikujt me të padrejtë dhe kështu e gjithë thirrja ime ka qenë që në këtë fazë tranzitore që mund të shkojë deri në 8 muaj, të paktë kështu parashikohet, secili duhet të marrë përgjegjësinë në bazë të ligjit, të jetë korrekt sepse të gjitha verifikohet dhe nuk dihet si është fundi i kësaj historie. Prandaj ka qenë thirrja ime sepse me këta po izolojmë sot kriminelët, me këtë drejtësi po e bëjmë, kështu që e gjitha kjo kërkon korrektësinë e fortë dhe jo atë mendësinë e lënies dhe rënies me top si në ditën e fundit sepse kjo është e tmershme.

Zoti Manjani ju falenderoj

Manjani: Ju faleminderit juve

About The Author

Related posts