Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Më në fund u arrit marveshja për reformën: Flasin Rama e Basha, përshëndet Meta

Më në fund u arrit marveshja për reformën: Flasin Rama e Basha, përshëndet Meta

KMA NEWSPas kreut të opozitës Lulzim Basha që foli për arritjen e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi, është kryeministri Rama që konfirmon këtë zhvillim të sotëm pas letrës së komisionerit të BE-së, Hahn.

Në konferencën për shtyp Rama tha se me miratimin e reformës së drejtësisë vjen përmbysja e kastës së të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

“Besoj është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se Partia Demokratike i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët cojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësië, për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe inkriminuarve që mban peng drejtësinë në në këtë vend. Është kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE nëpërmjet komisionerit Hahn.”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri lexoi letrën e komisionerit Johanes Hahn, që iu dërgua atij vetë, kreut të Kuvendit dhe kreut të opozitës.

Basha: U arrit marrëveshja për Reformën

Lulzim-Basha-prononcim_0“Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët amerikanë dhe europianë. Pas komunikimit më të fundit të rakorduar nga komisioneri Hahn, roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues, ndërsa vendimmarrja tërësisht në duart e shqiptarëve. Nuk do të përjashtohet asnjë qytetar shqitpar nga konkurrimi mbi bazën e hamendësimeve apo opinioneve, por vetëm mbi faktet sipas ligjit. Konkludimi në këtë mënyrë i këtyre cështjeve, të lëna si litar jashtë në negociatat e të hënës, është konkludimi me sukses i PD për një draft kushtetues në përputhje me Komisionin e Venecias bazurmbi propozimin e zonjës Nuland. Kjo betejë ka patur dy qëllime: Kushetuetshmërinë dhe të drejtat e liritë themelore”. Kjo ishte deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Kjo zjgidhje – tha ai – është në përputhje me bindjet që PD ka mbështetur. Partia Demokratike e kishtë vënë si kusht që ndërkombëtarët të mos kishin rol vendimmarrës, ndryshe nga varianti i paraqitur nga qeveria. Kryeministri Rama e kishte deklaruar vetting-un nga ndërkombëtarët si vijë të kuqe që nuk do ta shkelte për asnjë mënyrë. Më vonë ai tha se nëse PD binte dakord me SHBA e BE, atëherë ai do ta pranonte variantin e PD.

Meta përshëndet konsensusin për reformën në drejtësi

Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Pas arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi ka reaguar edhe kryeparlamentari Ilir Meta.

“Kryetari i Kuvendit, z. Meta pershendet vendimin e PD. Konsensusi është një arritje konsensusi. Mirënjohje Komisionerit Hahn. Reforma në drejtësi është një sukses dhe arritje për të gjithë shqiptarët”, thuet në reagimin e Metës, që erdhi pak pas reagimit të Bashës.

About The Author

Related posts