Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ngjela: Në 21 korrik amerikanët vendosën një çip në Shqipëri

Ngjela: Në 21 korrik amerikanët vendosën një çip në Shqipëri

KMA NEWS / Sipas avokat Spartak Ngjelës data 21 korrik ishte mjaft e rëndësishme për vendin. Sipas tij tani ndërkombëtarët e në veçanti amerikanët kanë në dorë shumë gjëra.

“Të enjten me datë 21 korrik ndryshoi gjithçka. Shtetit shqiptar iu vendos çipi amerikan dhe europiano-perëndimor, që do ndryshojë sistemin e rregullimit të brendshëm, dhe shqiptarët do marrin gjendjen në dorë”- shkruan Ngjela.

Ja çfarë do rregullojë çipi sipas avokatit.

“Nuk do lejojë më që marrëzia Berisha të shkatërrojë moralin shqiptar, me forcën e urrejtjes kundër shqiptareve;

Nuk do lejojë që drejtësia të jetë shitblerje e degraduar në amoralitet;

Nuk do lejojë të blihen votat me para;

Do konfiskohen të gjitha pronat e vëna me paratë që i janë vjedhur shtetit;

Nuk do lejojë manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme, dhe shqiptarët për herë të parë do zgjedhin përfaqësuesit e tyre reale;

Nuk do lejojë më grabitjen e pronave private dhe shtetërore;

Nuk do ta lejojë me ndëshkim material dhe penal shtypin abuziv që shpif dhe denigron personalitetin e njeriut;

Nuk do lejojë më një shtet të padrejtë që nuk shërben por grabit qytetaret;

Nuk do lejojë më qe shteti shqiptar të braktisë emigrantët shqiptarë të shpërndarë në Perëndim; do mbrojë të drejtat e tyre dhe do t’u japë të drejtën e votës për të votuar, aty ku janë, për përfaqësuesit e shtetit shqiptar…

Tani gjithçka do të ecë drejt: a e mori Amerika këtë gjë në dore?

Rrini të qetë: e shihni demokracinë europiane? Amerika e strukturoi pas Luftës së Dytë Botërore.

E shihni shtetin modern japonez? Amerika e strukturoi pas Luftës së Dytë Botërore. Por Shqipëria është edhe më në favor: në strukturimin e saj modern dhe demokratik merr pjesë dhe Bashkimi Europian.

Ja këtë kemi fituar me 21 korrik të këtij viti, duke na u hapur portat për të hyrë Shqipëria si anëtare në Bashkimin Europian. Brenda kësaj tabloja gjallon edhe jeta e re ekonomike, edhe mirëqenia, edhe puna e ndershme dhe efiçente e shqiptarëve” e mbyll komentin e tij të gjatë avokat Ngjela.

About The Author

Related posts