Shtator 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Nishani: Përgëzon palët për konsensusin e reformës në drejtësi

Nishani: Përgëzon palët për konsensusin e reformës në drejtësi

KMA NEWS / Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili për një kohë të gjatë kishte heshtur për zhvillimet politike që lidheshin me reformën në drejtësi, ka reaguar sot pas arritjes së konsensusit.

Përmes një deklarate, Nishani përgëzon palët e angazhuara për konsensusin dhe thotë se ky konsensus është garanci që reforma në drejtësi të arrijë qëllimin e dëshiruar nga qytetarët.

Më poshtë deklarata  presidentit.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka ndjekur me shumë vëmendje dhe orë pas ore situatën dhe zhvillimet më të fundit përsa i përket votimit të pritshëm të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë, nesër më 21 korrik 2016.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerëson dhe përgëzon  të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, si dhe klasën politike shqiptare në përgjithësi, mbi konsensusin e arritur përmes kompromisit që ofruan në këtë proces. Ky proces dhe të gjitha përpjekjet e bëra me persistencë treguan rëndësinë e padiskutueshme që reforma në drejtësi ka mbi të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Që t’u shërbejë më së miri interesave të qytetarëve shqiptarë, është thelbësore që kjo reformë të finalizohet me sukses, duke ruajtur standardet më të larta profesionale dhe parimet e shenjta demokratike duke siguruar dhe garantuar së pari dhe mbi të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Konsensusi dhe kompromisi garantojnë që reforma në drejtësi ose më saktë, ndryshimet kushtetuese do të arrijnë qëllimin aq shumë të dëshiruar e të mirëpritur nga të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë për një drejtësi vërtet profesionale, efiçente dhe të pavarur.

Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh dhe nënvizuar edhe njëherë rëndësinë jetike që përmban reforma në sistemin e drejtësisë jo vetëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, por edhe për integrimin evropian me meritë të Shqipërisë, i uron punë të mbarë Kuvendit të Shqipërisë ditën e nesërme në votimin e projektit konsensual të arritur.

About The Author

Related posts