Tetor 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Nuland: Gjejni zgjidhje sa më shpejt, të votohet propozimi hibrid

Nuland: Gjejni zgjidhje sa më shpejt, të votohet propozimi hibrid

KMA NEWS / Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland u bën thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 korrik propozimin e mbështetur prej saj për Reformën në Drejtësi.

E pyetur nga Televizioni Klan lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare.

Nuland thotë se Shqipërisë i duhet kjo reformë dhe u bën thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që ajo përkrahu gjatë vizitës së fundit në Tiranë. Më tej në reagimin e zonjës Nuland thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid.

Sipas saj, nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve.

About The Author

Related posts