Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Prishja e marveshjes për reformën: Meta mbledh në ora 09 00 Konferencën e Kryetarëve

Prishja e marveshjes për reformën: Meta mbledh në ora 09 00 Konferencën e Kryetarëve

KMA NEWS / Pas zhvillimeve të fundit dhe mosdakordësisë së PD-së me PS-në për të votuar në seancën e sotme reformën në drejtësi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur të enjten në orën 09:00 Konferencën e Kryetarëve.  PD ja tashmë ka deklaruar se nuk e voton draftin pa u pasqyruar aty ndryshimet e fundit që ajo ka kërkuar ndërsa socialistët kanë thënë se janë të gatshëm të votojnë draftin e vjetër. Por Konferenca e Kryetarëve që diskuton dhe vendos programin e punës dhe kalendarin e punimeve do të duhet të marrë vendim mes këtyre dy qëndrimeve të kundërta. Nëse mirekuptimi nuk arrihet atëherë Kryetari i Kuvendit i paraqet për miratim në seancë plenare.

About The Author

Related posts