Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Puçi i Erdogan, ndryshim kursi politik në përpjekje për marrjen e pushtetit apsolut.

Puçi i Erdogan, ndryshim kursi politik në përpjekje për marrjen e pushtetit apsolut.

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

Erdogan pas grushtit të shtetit po eliminon të gjithë kundërshtarët dhe rrymat e ndryshme në vend. Deklaratat për bashkpunim me Rusinë dhe Iranin, të cilat janë të ashtuquajturat lojra gjeostrategjike për të ruajtur influencën në rajon. Gjithashtu në një përpjekje për të përforcuar pozicionin në negociatat në lidhje me problemin e refugjatëve sirianë në kampet e Turqisë si mburojë ndaj rrjedhjes së tyre të mëtejshme në rajon e më gjerë në vendet e Europës. Ndryshimi radikal I presidentit Erdogan më sjell në mëndje saliun kur luante kumkafshehti me vendet e lindjes për të kthyer sundimin e tij të përhershëm dhe pa u përballur me rreziqet e rrëzimit. Këto manovra, taktika janë të ditura për të arritur mbështetjen amerikane në favor të interesave personale. Megjithatë pavarësisht lojrave që luhen në një periudhë delikate të politikës botërore përfundojnë keq nga amatorë që s’dinë e s’marrin vesh nga politika. Do doja të përmend jo pa arsye se këta politikanë mundohen të kopjojnë Enverin, por gjithmonë kopjusit ngelin në provimin e fundit të jetës është ligj i paprekshëm e i pandryshueshëm i natyrës. Erdogani kërkon kokën e Gylen nga Amerika me urdhra sikur të jetë Sulltani i gjithpushtetshëm, haptazi, duke ekspozuar veten, grushtin e tij të shtetit për të marrë kontrollin që i mungonte. Gjithashtu, edhe këtu sërish ka gabuar se Enveri me shik-un peshkonte tradhtarë dhe grupet e diversantëve të cilët mendonin se mbanin kontakte me grupet brenda vendit. Turqit kanë një shprehje, “Get burdan” -afrohu për dajak, i thërrisnin dhe ata binin nga qielli si me porosi në tokën strukturat kishin të drejtë juridike ti dënonin siç meritonin. Nuk krahasohet puna dhe metodat e Enverit me këta karragjozë politikanë që nuk kanë lidhje me bërjen e politikës. Enveri vërtet bënte lojra me perëndimin për arsye teorikepolitike kur bënte b/punimet me ish jugosllavinë, rusinë, kinën etj, por dinte si tja mbyllte syrin perëndimit kur doli nga traktati i Varshavës. Ky veprim ishte i mirë kalkuluar për mbrojtjen e sovranitetit, por njëkohësisht ruajtjen e balancave në skakierën botërore në favorin tonë duke siguruar indirekt dhe tërthorazi sovranitetin nga perëndimi gjithashtu edhe nga lindja. Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian ka sjellë një rend të ri politikogjeostastegjik duke rivendosur vendet në pozicione që do të sjellin ndryshime rrënjësore sesi do të riformulohet BE-ja dhe një rifreskim i marrdhënieve midis vendeve aleate mike apo të ashtuquajtura partner strategjik. Një gjë është e sigurtë se jemi drejt një situate të vështirë në ruajtjen e paqes në botë. Politikanë karagjozë kanë qënë më të rrezikshmit në historinë e njerëzimit me pasoja të mëdha në kurriz të qëndrueshmërisë, paqes, zhvillimit të vendeve dhe popujve. Më shumë se kurrë kjo periudhë kërkon vendimarrje në dobi të popujve dhe paqes

 

About The Author

Related posts