Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Qeveri teknike apo qeveri e shpëtimit kombëtar?

Qeveri teknike apo qeveri e shpëtimit kombëtar?

KMA NEWS / Meta, Berisha dhe Basha po pretendojnë gjasme të kërkojnë qeveri teknike për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por faktikisht kjo është manovër për të shtyrë ditët, se sa për zgjedhjet e parakohëshme, dihet se dalin humbës që të tre. Berisha thotë se teza e qeverisë teknike është paraqitur shumë herët nga Basha dhe tani nga Meta. Do të ishte një zgjidhje e dobishme për të qetësuar gjakrat për zgjedhje, pra kjo qeveri është e paanshme për zgjedhje. Megjithëse nuk kanë këllqe për zgjedhje do tu sygjeroja se, pse nuk propozoni për një Qeveri të Shpëtimit Kombëtar, por qeveri teknike? Kjo besoj se nuk i intereson asnjërit se ndëshkimi për njerzit e korrupsionit do të ishte më i fortë dhe i pa kontestueshëm. Prandaj edhe me djallëzitë e tyre kërkojnë qeveri teknike që ta shtyejn edhe ca ditë orën e ndëshkimit, pasi qeveria teknike do të shërbente vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve, për asgjë më shumë. Prisni, prisni se akoma skeni parë gjë! Me qetësi e dashuri! Por mos harroni se edhe fundi shpejt do të vij.

About The Author

Related posts