Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama dhe Berisha replika në kuvend

Rama dhe Berisha replika në kuvend

KMA NEWS / Miratimi i reformës në drejtësi duket se ka filluar ta jap efektin ende pa u vu në zbatim, duke u kalluar frikën politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë. Një gjë e tillë është vënë re edhe tek kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha të cilët u përfshinë në replika në kuvend. Berisha e quajti Ramën si humbësin e madh të reformës në drejtësi. Rama i vë në dukje Berishës se reforma vazhdon dhe nuk dihet se si do të përballesh me drejtësinë, por përgatitu i thotë Berishës. Po ashtu edhe Berisha i përgjigjet me të njejtën faturë kryeministrit, se ti do të jesh që do japësh llogari para drejtësisë.

Ja edhe debati i plot i zhvilluar mes tyre:

Edi Rama: Sali, unë kam 3 vjet këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, tamam si ata dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tënde të parë që të mos i kapte në kundërthënie Gjykata. Mirë ke bërë, se, tani që kaloi paketa kushtetuese do të duhet të bësh disa fjalime me shkrim, parashikoj unë, se reforma vazhdon edhe si dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen.

Për sa i përket asaj të dytës, për këtë partinë e dytë tënden, një gjë të them Sali: atij djalit që ke lënë roje aty, o jepi lirinë, o thuaji që mos ankohet se nuk e lë ti. Se na bën qesharak të gjithëve, se opozitën e duan të gjithë.

Urime për fitoren!

Sali Berisha: Se pari, i bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë menjëherë hetimet, se Old Mayer, pasi humbi te gjitha ligjet tani ka filluar te therrase prokuroret ne zyre e tu thote atyre se do te te emeroje kryetar te SPAK-ut. Mos harro se Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi atje ku do të përfundosh edhe ti shumë shpejt.

Se dyti, falënderoj kryesinë e parlamentit që sot e bëri ditë pune. Me vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi nje dite si kjo të cilen të gjitha mediat e lidhin me një ngjarje tënden, dhe unë i uroj edhe 100 vjeç djalit dhe shendet, por ky eshte nje akt fyes per te gjithe shqiptaret. Ti nuk mund të besh akte të tilla. Se pastaj duhet të presim ditëlindjen tënde të bësh pushim, ditelindjen e doktoreshes (Anetes) pushim, ditelindjen e Lindes pushim dhe këto janë çmendurira.

Edi Rama: Fakti që në ditë pushimi ti bëre fjalim me shkrim, tregon se sa shumë i lumtur je që kaloi reforma. Por mos u mërzit, e kaluam pak edhe në Kushtetuese. Siç e kam thënë, ashtu do bëhet! Do ta shikosh vetë se si të tërë prokurorët e gjykatësit që janë të lidhur pas trungut tënd, do ikin aty ku e kanë vendin dhe do pastrohet Pallati i Drejtësisë nga gjithë llumi që mblodhe ti. Kjo është e sigurt. Të tjerat pastaj ia lëmë kohës Sali. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrim. Më dëgjo mua, se do të të duhen. ​

Sali Berisha: Pas prokurorëve dhe gjykatësve e ka llumi i politikës, përgatitu mirë se po te garantoj se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta sepse ai ka nje te njeqindten e krimeve dhe lidhjeve te tua kriminale. Ndaj dhe je i pashpresë.

About The Author

Related posts