Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama: Merita për konsensusin e reformës në drejtësi e ndërkombëtarëve jo e Metës

Rama: Merita për konsensusin e reformës në drejtësi e ndërkombëtarëve jo e Metës

KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama nuk i njeh merita Ilir Metës për takimin që organizoi mes ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me Lulzim Bashën, para se të arrihej konsensusi për reformën në drejtësi. Në fakt kryeministri thotë një të vërtetë që nuk e luan as topi, ku thotë se merita ishte e ndërkombëtarëve.

“Reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variatin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlum të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata investuan përpjekjet dhe imazhin e atyre”, tha Rama.

Kryemistri më tej theksoi se, kjo reformë krijon instrumente ligjore për të “gjykuar ata që kurrë nuk janë gjykuar” dhe se tani “drejtësia nuk shndërrohet më në diçka që mund ta shesësh apo mund ta blesh”, duke lënë të nënkuptohet, se edhe një pjesë e mirë e atyre që pretendojnë për merita mund të përfundojnë pas hekurave. Deklaratat e Ramës u bënë gjatë aktivitetit për 25 vjetorin e krijimit të BERZH.

About The Author

Related posts