Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Refugjati sirian vrau veten dhe plagosi 12 veta në Gjermani

Refugjati sirian vrau veten dhe plagosi 12 veta në Gjermani

KMA NEWS / Autoritetet gjermane thanë se një migrues sirian u vra të dielën nga shpërthimi i një bombe që kishte me vete afër një festivali të muzikës në qytetin bavarez të Ansbachut afër Nurembergut. Dymbëdhjetë veta u plagosën nga pasojat e shpërthimit.

Autoritetet thanë se shpërthimi ishte “i qëllimshëm” dhe se migruesi kishte provuar të kryej vetëvrasje edhe disa herë të tjera para shpërthimit të së dielës.

Atij i ishte mohuar strehimi vitin e kaluar, por ishte lejuar të qëndrojë në Gjermani përkohësisht.

Shpërthimi bëri që të evakuohen më shumë se 2 mijë persona nga festivali i muzikës.

Më herët të dielën një sirian i armatosur me hanxhar, vrau një grua dhe plagosi dy njerëz të tjerë në qytetin jugperëndimor Reutlingen, afër Shtutgartit.

Të premten nëntë veta u vranë në Munih nga një 18 vjeçar iraniano-gjerman.

About The Author

Related posts