Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

SHBA: Kryetarja e demokratëve jep dorëheqjen në prag të Kuvendit

SHBA: Kryetarja e demokratëve jep dorëheqjen në prag të Kuvendit

KMA NEWS / Kryetarja e Partisë Demokrate, Debbie Wasserman Schultz dha dorëheqjen të dielën, në prag të Kuvendit Kombëtar të partisë që do të emërojë zyrtarisht ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton si kandidaten presidenciale të partisë për zgjedhjet e nëntorit.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar Demokratik, hoqi dorë nga posti, mes zemërimit lidhur me emailet e nxjerra nga WikiLeaks që tregojnë se udhëheqësit e partisë ishin tallur dhe kishin kritikuar fushatën e Senatorit Bernie Sanders, një sfidë e papritur për fushatën e zonjës Clinton.

Zonja Wasserman Schultz, një anëtare e Kongresit nga Florida, pritej të jepte dorëheqjen në fund të javës.

WikiLeaks ka bërë publike afro 20 mijë emaile nga udhëheqësit e Partisë Demokratike gjatë një viti e gjysëm.

Pasi u njoftua për dorëheqjen e saj, ai nxorri një deklaratë ku thuhej “se “Debbie Wasserman Schultz mori vendimin e duhur për të ardhmen e Partisë Demokrate. Megjithëse ajo meriton të falenderohet për vitet e saj të shërbimit, partia ka tani nevojë për një udhëheqje të re që do të hapë dyert dhe të mirëpresë njerëz të rinj”.

About The Author

Related posts