Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Triumfi i reformës në drejtësi: FBI javën tjetër zbarkon në Tiranë.

Triumfi i reformës në drejtësi: FBI javën tjetër zbarkon në Tiranë.

KMA NEWS / Atë çka KMA News, kishte njoftuar disa herë gjatë këtyre tre muajve, se pas miratimit të reformës në drejtësi do të zbarkojnë menjëherë në Tiranë specialistët e FBI të cilët bashkë me planet për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kenë me vete edhe dosjet vip të zyrtarëve dhe politikanëve të lartë shqiptarë. Mbrritja e FBI tashmë është një realitet dhe pritet të ndodhi që javën e ardhëshme. 

Zbatimi i Reformës për Drejtësi do të duhet të hyjë në fuqi pas firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani.

Por konkretizimi i saj do të nisë nga muaji shtator, kur do të fillojë zgjedhja e organeve të reja të gjyqësorit.

Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa të ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë.

Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë.

Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vettingut.

Në fakt Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhe CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para.

I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është bërë e ditur që në kohën kur u hodh idea e krijimit të saj.

Mësohet se godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit.

Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste. Gjithashtu kandidati duhet të plotësoj kushtin se  nuk ka qenë asnjë herë agjent apo resident i shërbimit secret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç.

Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi.

Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.

Megjithëse politikanët tashmë të hënën mbyllin kuvendin për tu larguar me pushime, ku normalisht të kalojnë një çlodhje të përgjithëshme, mesa duket ajo do të jetë vetëm për çlodhje fizike këtë herë, pasi stresi dhe ankthi do të jetë shumë i madh, se pas BKH dhe ngritjes së institucioneve të reja të Drejtësisë, pritet edhe vala e madhe e arrestimeve në radhët e zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.

Atëhere do të mësoni edhe se kush është fituesi dhe humbësi nga Reforma e Drejtësisë e miratuar me 21 korrik…

About The Author

Related posts