Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Xhafaj: Ditë e veçantë, qytetarët e meritojnë drejtësinë

Xhafaj: Ditë e veçantë, qytetarët e meritojnë drejtësinë

KMA NEWS / Daftit final i Reformës në Drejtësi eshte drejt miratimit tani ne Kuvend. Seanca e njoftua se do te niste ne oren 21:00, por per shkak te verifikimit te gjithe neneve te draftit nga PD, nisja e saj u be ne oren 23:25.

Seanca e kuvendit për votimin e reformës në drejtësi filloi në orë 23.25. Fatimr Xhafaj, si kreu i komisionit të reformës në drejtësi, ka marrë i pari fjalën në Kuvend. Sipas Xhafajt dita e sotme është një ditë të veçantë në historinë e parlamentarizmit.

Xhafaj thotë se kjo reformë është ndër proceset më të mira dhe kthen besimin te qytetarët, duke i bërë të gjithë të barabartë para ligjit. “Konsensusi, parim që arritëm ta respektonim. Reforma në drejtësi, ndër proceset më të mira. Drejtësi më të besuar për qytetarët. Sot ditë e veçantë në historinë e parlamentarizmit. Reforma, kontribut nga grupet e interesit, proces i gjerë konsultimi. Reforma forcon kontrollin e brendshëm. Reforma në drejtësi do rikthejë besimin e qytetarëve, duke i bërë të gjithë të barabartë para ligjit. Qytetarët e këtij vendi e meritojnë drejtësinë dhe integrimin drejt BE”, ka thënë Xhafaj.

About The Author

Related posts