Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Xhafaj: Projekti është gati për në seancë. PD po bënë marrëzi

Xhafaj: Projekti është gati për në seancë. PD po bënë marrëzi

KMA NEWS / Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj e ka cilësuar si marrëzi qëndrimin e PD-së për reformën.
Ai tha se drafti është gati edhe në këtë formë për të hyrë në seancë normale Kuvendi.

“Për shkak të marrëzive që prodhon politika shqiptare për tu bërë bisht përgjegjësive që ka ndaj të ardhmes së vendit. Ky teatër që po bënë PD është një gjë e turpshme nuk është korrekte, me qëndrimet e veta dhe partnerët.

Kam që në mëngjes që pres një mbledhje komisioni. Ne kemi miratuar draftin dje dhe cështje që hap sot PD nuk ishte parashikuar. Kemi lene hapur vetem pjesen qe ishte ne negociata. Kuvendi mund të zhvillohet normalisht nesër. Ka një projekt kushtetues për të cilën është përgatitur procedura. Ka një projekt që të gjithë thonë po, por nuk thotë dot po PD”,- tha Xhafaj.

Xhafaj u shpreh se reforma në drejtësi do të votohet nesër në Kuvend, pavarësisht ngërçit të krijuar prej kushtit të ri të PD.
“Së pari, Kuvendi mund të zhvillohet normalisht nesër, ka një draft, projekt kushtetues për të cilën është e përgatitur e gjithë procedura parlamentare. Relatorët e komisionit kanë firmosur raportin që do t’i paraqitet seancës. A është ky i duhuri? Po themi ne, SHBA, BE. Por ka dikush që nuk thotë dot po. Projekti është gati për tu shqyrtuar nesër në seancë plenare. Parlamenti nuk funksionon sipas humorit të ditës të njërit apo tjetrit. Në sallën e Kuvendit mund të ulen të gjithë deputetët. Ka një projekt i cili është miratuar në komisionin ad hoc dhe është depozituar në Kuvend. Nëse ka vullnet, projekti duhet të votohet nesër. Nëse duan t’i vendosin gurë në rrota integrimit të vendit, kjo s’është përgjegjësia ime“, u shpreh Xhafaj.

About The Author

Related posts