Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Guri: Na thoni se kush është “majmuni” z. Zheji?!

Guri: Na thoni se kush është “majmuni” z. Zheji?!

KMA NEWS/ Na thoni se kush është “majmuni” z. Zheji?!

Nga Etmond Guri
Kryetar i F.SH.SH.G

Me keqardhje lexuam, si unë dhe me mijëra emigrantë që jetojmë prej vitesh jashtë Shqipërisë një opinion të z. Artur Zheji, ku fjalori i tij i “pasur”, “niveli i lartë akademik” i këtij opinionisti të “madh” arrin deri aty, saqë ai jo vetëm na befasoi të gjithëve por ia kaloi dhe vetvetes në rastin më të mirë!

“Kafsha është e rrezikshme atëherë kur është e uritur, kurse njeriu kur është i ngopur” thonë.
Ju Zoti Zheji jeni pikërisht njeri i ngopur dhe kërkoni me truke të tilla të ulëta të shmangni vëmendjen e atyre që ju shqetëson shumë pse ata janë fokusuar mbi ju për arsye që ju i dini shumë mirë.

Të quash bashkëkombësit e tu “majmunë”, nuk ka mendje të shëndetshme të përceptojë apo ta analizojë qoftë dhe shkencërisht një logjikë të tillë kaq të sëmurë.

Jo zoti Artur Zheji! Majmunërinë nuk e sollën emigrantët!

Atë e gjetëm midis jush! Në titujt pompozë të shkrimeve tuaja dhe të kolegëve tuaj, në emisionet tuaja bajate, në analizat shumëfjalëshe por boshe në thelb.

Majmunerinë e gjetëm në batutat e ndyra që shkëmbeni me njëri-tjetrin, në gjuhën banale që përdorni në media.
Në fjalët e huaja që i përdorni për t’u dukur interesantë, edhe pse varfëroni përditë gjuhën shqipe.

U shqetesuat z. Zheji pse u ndeshët me disa emigrantë që kishin vështirësi me shqipen dhe nuk ju shqetëson gjuha skandaloze që përdor administrata jonë analfabete!!! Nuk ju shqetëson gjuha dhe programet skandaloze të Radiotelevizionit Shqiptar, që ju keni drejtuar dhe nuk i kushtuat qoftë një reportazh, emison apo më keq akoma një program edukativ e mësimor për fëmijët e emigrantëve të cilët ju mbajnë me bukë, duke paguar rregullisht taksat.

Ju që pretendoni se jeni analist, besoj se vuani nga sindroma ksenofobisë. Vetëm pak ditë më parë shprehët bindjet tuaja antiamerikane, madje iu perveshët dhe ambasadorit Lu, i cili luftoi kaq shumë për reformën në drejtësi. Tani iu versulet emigrantëve të ndershëm sepse nuk dini punë tjeter veç servilizmit. Kur qeveritë e mëparshme ishin zhytur në korrupsion, ju i thurrnit lavde, ndërsa ne emigrantët, ishim negociatorët më të mirë që Shqipëria të përftonte statusin e shtetit – kandidat për në BE.

Sepse kur ju z. Zheji morët në intervistë deputetin nazist të “Agimit të Artë” Kristo Papa dhe ju tundte gjithë përçmim dhe përdhosi flamurin tonë kuq e zi, ofendonte brutalisht shqiptarët dhe historinë brilante të Shqipërinë, ju nuk bëtë asnjë reagim, madje fërkonit duart për reagimet që do shkaktonte kjo intervistë.

Ndërsa ne emigrantët z. Zheji, jo vetëm që nuk iu nënshtruam politikave të tilla të qarqeve shoviniste, por u bëmë ballë duke hapur shkolla të gjuhës shqipe pa ndihmën e qeverive që ju u serviloseni me shkëmbim kolltukun e drejtorive që ju ofronin, u bëmë ballë duke protestuar në zemër të Athinës me ato protestat madhështore në përkrahje të vllezërve tanë kosovarë gjatë luftës së Kosovës, që ju nuk denjuat ti transmetonit në Televizionin Publik Shqiptar TVSH, ku ishit drejtor i Përgjithshëm. Për mos tu zgjatur, ju kujtojmë se e mbyllëm me fitore duke festuar pavarësinë e Kosovës me një manifestim të madh në sheshin “Omonia”, festonim dhe festojmë me dashuri, respekt e nder festat kombëtare ku flamuri ynë valëvitet gjithë krenari e lavdi ashtu siç i ka hije pranë flamurit të vendit pritës.
Më thoni tani, se kush është majmuni z. Zheji?!

Më poshtë shkrimi i plotë i Artur Zheit

Majmunët e huaj me origjinë shqiptare

Majmunët e huaj me origjinë shqiptare

 Nga Artur Zheji

Shqiptarët kanë një traditë të mirë.

Vijnë në Shqipëri në periudhën e verës më së shumti.

Dhe mirë bëjnë.

Na gëzojnë të gjithëve me parfumin e tyre, me modën e teshave që sjellin dhe lookun që ska aspak të sharë në shumicën e rasteve.

Po janë shtuar shumë edhe majmunët.

Vijnë me tufa në Vendin e tyre të lindjes.

Bëjnë pushime të lira ose shmallen me të afërmit e tyre dhe shtiren si jo shqiptarë, si turistë të huaj, që se durojnë dot më vendlindjen e tyre ose të prindërve të tyre.

Por të çajnë çdo gjë që çahet kur flasin majmunërisht gjuhën e vendit të origjinës, shqipeharruar, edhe kur hyjnë nëpër lokale, qoftë edhe për një akullore, që pastaj zënë e lëpijnë shqiptarçe.

Flasin greqisht apo gjermanisht, se ashtu ju duket vetja më të rëndësishëm.

Sidomos në Sarandë, ku greqishtja e çalë e Hasanit, Xhevries apo Thanasit, është një modë e bezdisshme.

Dhe e bërtirur me zë të lartë. Lart, poshtë, djathtas dhe majtas.

Mirëpo kur dikush ju pret rrugën me shpejtësi me makinë, në rrugët e tmerrshme të këtij qyteti, kujtojnë shqipen dhe shajnë me rrënjë e dhëmballë:

Qelbësirë! I poshtër! Malaka! Plerë! Skata!…

Çfarë majmunërie e shpifur që është ky kamaleontizmi ynë shqiptar.

Injorancë dhe nënshtrim i thellë kulturor që nuk po shkulet dot!

Komente
Emigrantët shqiptarë vijnë për pushime në vendin e tyre në Shqipëri duke sjellë me vete miliona euro që shkojnë në favor të buxhetit të shtetit, sjellin me vete kulturën europiane dhe kulturën e vërtetë shqiptare që ju vendallinjtë e keni basarduar deri në palcë, sjellin me vete kulturën e qarkullimit rrugorë që ju vritni çdo ditë nga një njeri dhe jo majmun siç thoni ju z. Zhei, sjellin me vete dashurinë për njerzit, për vendin që ju i keni harruar. Kur nuk jeni të zotët ti mbroni emigrantët, motrat dhe vllezërit tuaj, atëhere mos i ofendoni, se vërtetë ju i ofendoni me fjalë, por praktikisht ata ju ofendojnë ju me fakte dhe vepra pasi vet jeni të ofenduar dhe të zhytur në antishqiptarë të mëdhenj bashkë me shumicën e politikanëve të vetëshpallur shqiptarë… Kujdes nga emigrantët se sado që ti etikoni majmun një gjë ju mbetet e fortë, leva e Arkimedit dhe ua fusin si dhuratëpërgjigje!
 Entela Dajko

Z. Artur, ju e keni shkruar shume bukur por me duket se keni perfshire edhe veten tuaj te ky grupi i i majmunave duke perdorur anglicizma, por vetem me nje dryshim te vogel qe ju jetoni me majmunat e shqiperis qe e kan bastarduar shqipen si puna juaj pa jetuar jashte kufijve te saj. Por me sa duket mund te pranohen fjalet ne gjuhe tjetet te huaj perveç greqishtes dhe gjermanishtes e sidomos nga nje shkrimtar.
Ne vend te fjales **look** shume mire mund te perdornit nje fjal ne gjuhen shqipe,
… sa mire qe keni filluar te kuptoni veten !
Works at Bashkia Korce
I edukoi hajdutet, mashtruesit qe i hedhin kotheren dhe i falin veturen, apartamentin, ky djaloshi dhe tani pas tyre do merret me popullin “turistat” se mos i hedhin dhe keta ndonje kocke…

About The Author

Related posts