Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ja pse duhet reforma në drejtësi dhe pse e kundërshtojn: “I nderuar kush bënë vrasje më shumë”!

Ja pse duhet reforma në drejtësi dhe pse e kundërshtojn: “I nderuar kush bënë vrasje më shumë”!

KMA NEWS / Pse shtetit shqiptarë i interesojnë kriminelët dhe jo qytetarët e ndershëm e punëtorë?!

Nga Kujtim VANI

 Kujtimi bluPo të marrim vetëm dy rastet e ngjarjeve të ditëve të fundit do të ndërgjegjësohemi bindshëm se çfarë drejtësie paçavure dhe të korruptuar paskemi pas gjatë këtyre 25 viteve, vite të humbura për rininë dhe qytetarët shqiptarë që nuk kthehen më.

Sot pas 26 vitesh ende kërkojmë dëmëshpërblim për të përndjekurit politik të sistemit, nëdrkohë që sot duhet të korkojëm dëmëshpërblimin për të gjithë populli, për vrasjet e shumta makabre, të kërkojmë llogari për vjedhjen dhe rrënimin e shtetit për gjatë këti çerekshekulli.

Nuk po zgjatem shumë por po u sjell dy shembuj nga ngjarjet e fundit kriminale në vendin tone dhe gjithë secili le të llogjikoj dhe vlersoj vet se çfarë drejtësi dhe shteti pakemi pas…

Në Vlorë iu pre koka një 12 vjeçari nga një i afërm i tij që pretendohet se ishte me të meta mendore. Po ashu edhe në Malsinë e Madhe vllaj qëllon dhe plagos me armë zjarri vllain e tij dhe kunatën. Edhe ky me problem psiqike.

Pyetja që lind në këtë rast është: Kush do të meret me këta njerëz që paraqesin rrezikshmëri të lartë për publikun?

Mos vallë do të meren qytetarët apo shteti?!

Mbase shteti nuk u jep trajtim se nuk dihet ku shkojnë parat që përdoren nga shendetësia për trajtimin e tyre…

Po vazhdoim me rastin e dytë më i habitëshmi në botë:

Si ka mundësi që killer me seri vrasjesh, përdhunimesh, grabitjesh, vjedhjesh dhe presione ndaj qytetarëve të jenë të lire dhe të vazhdoin me krimet e radhës, sikur të kenë marrë licensën nga shteti për të kryer krime?!
Fjala është për ngjarjen më të fundit, për personat që u përplasën me armë në qytetin e Shkodrës, të cilët sipas veprave kriminale të kryera nuk duhej të ishin në lirë.

Mjafton të lexoni historikun e tyre më poshtë dhe nuk ka nevoj për koment.

Pyetja që shtrohet është: Pse shtetit shqiptarë i interesojnë kriminelët dhe jo qytetarët e ndershëm e punëtorë?!

kill

Ja kush janë Behar Brajoviç (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) që kryen atentat me armë sërisht në Shkodër?

Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç Beharj Bajri ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.
Me datë 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.
Me datë 14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.
Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.
Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.
Me datë 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.
Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri Ilir akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.
Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

Ja pra e shikoni çfarë drejtësie kishim dhe kemi akoma!

Si thoni duhet reforma në drejtësi dhe a duhet të vëzhgohet ajo nga ndërkombëtarët.

Më vjen keq ta shpreh, por nga të gjitha bisedat me qytetarët në lidhje me reformën në drejtësi ato shprehin shqetësimi se Shqipëria me shqiptarë nuk bëhet. E dhimëshme , por ky është opinioni i tyre.

About The Author

Related posts