Korrik 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

AKIP thirrje shqiptarëve: Ngrihuni se na mbuluan plehrat

AKIP thirrje shqiptarëve: Ngrihuni se na mbuluan plehrat

KMA NEWS / Reagon Aleanca Kundër Importit të Plehrave pas takimit te sotëm te Kryeministrit dhe përfaqësuesve te ricikluesve. Aleanca Kundër Importit të Plehrave deklaron se takimi i sotëm (26 shtator) i kryeministrit Edi Rama me një grup të njohur si “Shoqata e Ricikluesve” përbën veprimin e radhës propagandistik dhe të pavlerë të kryeministrit në mbrojtje të importit të plehrave.

DEKLARATA:

AKIP i sugjeron kryeministrit që të mos konsiderojë “grup interesi” vetëm 11 përfaqësuesit e fabrikave të plehrave, por, në përputhje me ligjet në fuqi, të konsiderojë grup interesi të gjithë popullin shqiptar dhe në veçanti, të konsiderojë grup interesi të gjitha komunitetet që jetojnë pranë fabrikave të riciklimit.

AKIP hedh edhe një herë poshtë pretendimin se ligji i miratuar së fundmi është i ndryshëm nga ai i vitit 2011. Në formë the në thelb, ligji i fundit është ekzaktësisht i njëjti me atë të vitit 2011 dhe si i tillë, duhet rrëzuar.

Ligji për importin e plehrave është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar pa kaluar në procedurat e rregullta ligjore të konsultimit publik, duke shkelur ligjin “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” të miratuar nga shumica parlamentare aktuale si dhe Konventën e Aahrusit, të cilën Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar në vitin 2000. Në kuptimin e konventës së Aahrusit, një ligj i tillë me ndikim negativ në mjedis, duhet të konsultohet para së gjithash me komunitetet që jetojnë pranë fabrikave që do të importojnë plehra. Por pavarësisht se ligjet janë në fuqi, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kryeministri Rama kanë vendosur të “konsultohen” vetëm me njërën palë, palën e importuesve të plehrave, duke injoruar në këtë mënyrë palën tjetër, popullin shqiptar, i cili, në ushtrim të të drejtave të veta kushtetuese, ka bërë sakaq katërcipërisht të ditur se nuk e dëshiron importin e plehrave dhe nuk e gjykon si me leverdi për vendin zhvillimin e një industrie ndotëse.

AKIP beson se rritja e sasisë së plehrave të ricikluara që prodhon Shqipëria aktualisht është zgjidhje, si për mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe për funksionimin e industrisë së riciklimit.

AKIP vëren se pretendimet e qeverisë dhe të ricikluesve për “rrezik falimentimi” apo “mungesë lënde të parë” janë të pabazuara në fakte dhe dëshiron të theksojë se komunikimi propagandistik i llojit “kjo fabrikë punon me 20 për qind të kapacitetit”, nuk i shërben dialogut korrekt në një procedurë normale të njoftimit dhe konsultimit publik. Një komunikim normal do të qe sikur importuesit të deklaronin se cila është sasia dhe llojet e plehrave që ata kanë dëshirë të importojnë. Nga pretendimi se fabrikat po punojnë me 20 për qind të kapaciteteve, sugjerohet sikur këto fabrika dëshirojnë të importojnë 80 për qind të plehrave nga jashtë vendit. Për shkak të këtij formati komunikimi propagandistik nga ana e qeverisë, ne na lind e drejta për të kryer llogari spekulative më tutje, fjala vjen, duke qenë se në Shqipëri aktualisht riciklohen rreth 250 mijë tonë mbetje në vit, atëherë sugjerohet se Shqipëria do të duhet të importojë pesë herë më shumë se kaq. Me dëshirën që diskutimi mbi importin apo jo të plehrave, të mos bjerë në spekulime, kërkojmë nga qeveria që të pezullojë menjëherë ligjin e miratuar dhe paralelisht, të nisë një proces konsultimi publik të vërtetë dhe transparent, në përputhje me ligjet për Njoftimin dhe Konsultimin Publik dhe në përputhje me Konventën e Aahrusit.

AKIP i bën thirrje popullit shqiptar të na bashkohen në protestën e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë më 1 tetor 2016.

AKIP deklaron se do të vijojë betejën deri në rrëzimin e ligjit të miratuar.

Grupimi AKIP

About The Author

Related posts