Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Donald Lu: Të korruptuarit dhe inkriminuarit do ti arrestojm

Donald Lu: Të korruptuarit dhe inkriminuarit do ti arrestojm

KMA NEWS / Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu gjatë konferencës mbi luftën kundër krimit të organizuar që po mbahet në Titanë, shprehu prerazi optimismin e tij se drejtësia do të fitoj mbi korrupsionin dhe mafien. Lu bëri thirrje kategorikisht që  krimi të mos i ofrohet politikës dhe se politika do ndëshkohet nga organet e reja të drejtësisë.

Në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, Lu tërhoqi vëmendjen se Shqipëria duhet të merret më seriozisht me këtë çështje.

Ndërsa u shpreh besimplotë se Byroja Kombëtare e Hetimit do tu japë një përgjigje të merituar të inkriminuarve.

“FBI do të trajnojë të gjithë ata që do të hetojnë krimin e organizuar e korrupsionin”.

Ambasadori ka përmendur sërish rastin e Emiljano Shullazit të arrëstuar kohët e fundit, ku nuk ka lënë pa prekur edhe penetrimin e krimit në politikë.

Sipas tij “shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës” nga kjo çështje.

 Donald Lu: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Situata në Shqipëri serioze, të luftohet krimi e korrupsioni. Byroja Kombëtare e Hetimit me rëndësi. SHBA do të japë asistencë.

“Rrezikojmë që për shumë vite akuzat për vrasje, korrupsion, trafik kanë qenë shumë të vështira dhe niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike ndonëse kanë kryer vrasje. Duhet të përballemi me faktin se ata duhet të arrestohen, duhet të sekuestrohen paratë e pista.

Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar ti largojnë nga politika dhe qeverisja.

Ky është një paralajmërim për kriminelët që duan ti bashkohen politikës. Nuk mund ta bëjnë këtë, do të përfundojnë në burg. Kjo do të stabilizojë situatën problematike në vend, sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme.

Ky është një angazhim që SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI. Do të ngrihet një grup serioz hetimi, ata do të bëjnë trajnimet më të mira me agjentët e FBI për të siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën dhe do të mbikëqyren në punën e tyre.

Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar. Kjo është reformë për shqiptarët pasi ne duam ti mbështesim, pasi Shqipëria do të jetë e suksesshme në këtë drejtim” tha Lu. 

Me tej ai paralajmroi, “Burg të inkriminuarve që tentojnë të hyjnë në politikë. Besoj se reforma në drejtësi do të ndëshkojë të inkriminuarit”-vazhdoi Lu- “Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim. Edhe në SHBA ka probleme të tilla. Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20, por në fund u arrestua. Kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor… Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën. Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë, largimi nga parlamenti i këtyre kriminelëve do ketë ndikim të madh për të ndëshkuar bosët e krimit në Shqipëri. Ky është edhe një paralajmërim për bosët e tjerë”- tha më tej ambasadori amerikan.

Ambasadori amerikan theksoi se Byroja Kombetare e Hetimit do të jetë efiçente dhe nuk do të ndalojë në ndëshkimin e çdo zyrtari të lartë apo politikani. Prezenca e Lu në konferencën kundër krimit të organizuar shtoi optimizmin në organet e reja të drejtësisë në luftën kundër këtij fenomeni që ka pushtuar Shqipërinë prej shumë vitesh.

Një betej e madhe i pret përfaqësuesit e rinjë të drejtësisë të cilët do të përballen me një sërë arrestimesh të mëdha në politikë, e cila ka përfituar nga mafia dhe bashkëpunimi me krimin. Amerikanët nuk tërhiqen dhe do ta zbatojën reformën për pastrimin e politikës deri në fund.

About The Author

Related posts