Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dy mrekullitë që e shpallën Nënë Terezën Shenjtore

Dy mrekullitë që e shpallën Nënë Terezën Shenjtore

KMA NEWS / Nënë Tereza shpallet sot “Shenjtore”. Mjaftojnë të njihen dy mrekulli dhe një person shpallet i Shenjtë. Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte dëshmia e Monika Besra nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës. Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares. Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës të cilin e vendosën mbi stomakun e saj. Kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Kjo mrekulli u njoh në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku.

Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru. Pasi kishte marrë konfirmimin nga mjekët më të mirë të botës se nuk kishte shpëtim, ai tha se sapo e preku me dorë Nënë Tereza ai u shërua. Për këtë në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë shpalli Lumturimin e Nënës Terezë ndërsa në vitin 2016 Papa Francesku e shpalli atë të Shenjtë.

w1

n tereza

About The Author

Related posts