Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Emigrantët shqiptarë në Greqi aktivitet të shkëlqyer me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Emigrantët shqiptarë në Greqi aktivitet të shkëlqyer me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

KMA NEWS / Komuniteti shqiptar në Greqi i vemëndshëm si zakonisht për çështjet kombëtare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë ditës së shënjëtërimit të shqiptares së madhe Nënë Tereza. Organizata “JETA” në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve Drita dhe Shoqatën Kulturore Korça, me mbështetjen e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe Bashkisë së Athinës , organizuan të dielën me 4 shtator një aktivitet solidarizimi kushtuar ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës nga selia e shenjtë e Vatikanit.

Aktiviteti i kaloi parashikemet nga niveli i lartë dhe organizimi i shkëlqyer, gjë që ra në sy edhe tek miqtë e pranishëm, zyrtarët më të lartë të pushtetit vendor dhe të kishës Katolike në Athinë.

Në aktivitet mernin pjesë intelektualë, kryetarë të shoqatave dhe njerëz të artit e kulturës. Gjithashtu nderonin me pjesmarjen e tyre Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Greqi, zoti Dashnor Dervishi bashkë me stafin e tij. Përfaqësues të lartë të Bashkisë së Athinës, si dhe Kryepeshkopi i Kishës Katolike në Athinë, hirësija e tij Sevastianos Rosolatos.

Nene Tereza051Pas fjalës hapse nga presidentja e Organizatës “Jeta” znj. Elona Kataro, e cila ishte edhe organizatorja kryesore e ktij akitviteti, të pranishmit i ka përshëndetur Ambasadori shqiptar në Athinë zoti Dashnor Dervishi, i cili duke folur për aktivitetin dhe figurën e Nënë Terezës, sot Shën Tereza e Kalkutës, ka
Nene Tereza_1028 sjellë për të pranishmit edhe kujtimet rreth takimeve të para me shenjtoren, kohë kur ai ishte ambasador në Romë, ku siç dihet ishte i pari zyrtarë i lartë i asaj kohe në sistemin e kaluar, bëhet fjalë për vitin 1998 që u takua me Nënë Terezën, bile mund ta theksojm se ishte edhe i pari ambasador që e paisi me vizë shqiptare në vitin 1999 kur ajo vizitoj për herë të parë Shqipërinë .

nene-tereza141Nga ana e tijë Kryepeshkopi i Kishës Katolike hirësia e tij Rosolatos, ka falenderuar organizatorët e komunitetin shqiptarë për aktivitetin e mrekullueshëm në nderim të Nënë Terezës, fjalën e tij e ka nisur shprehimisht: “Kisha katolike e shpalli sot Nënë Terezën shenjtore mes të shenjtëve. Gonxhe Bojaxhiu ishte grua dhe shqiptare, ishte e krishterë dhe murgeshë. Zgjodhi të punojë e varfër në mes të varfërve”.

Ajo çka ra në sy ashtu si dhe kreu i kishës katolike edhe zyrtarët e lartë të pushtetit lokal nuk harruan ta etikonin Nënë Terezën si shqiptare.

VANI0333Kryetarja e këshillit bashkjak të kryeqytetit helen, znj. Neli Papaxela tha se: “është një nder i madh për ne që jemi ftuar sot si Bashki e Athinës nga përfaqësuesit e Komunitetit Shqiptar në këtë ditë të rëndësishme për globin shqiptar, në ditën e shenjtërimit të Nënë Terzës. Dhe ndjehem shumë me fat që pak më parë dëgjova një histori të vërtetë nga ambasadori shqiptar. Dhe vërtetë këto histori duhet të ulesh një ditë e ti shkruiash iu drejtua ambasadorit Dervishi, kreu i ekzekutivit të Bashkisë më të madhe në Greqi.  Pas kësaj shenjtore ndodhej një njeri i vërtetë. Bashkia e Athinës  ka pritur krah hapur dhe iu ka qëndruar afër veçanërisht fëmijëve. Ato shkojnë në të njejtën shkollë ku venë dhe fëmijët tanë, djali im ka shumë shokë shqipëtarë. Popujt kanë të njejtën zemër dhe nuk kanë të ndarë, pavarsisht nga kufijt”.

Ndërkohë nënëkryetari i Bashkisë,  z.Vasilis Angjelopulos ka sjell përshëndetjet e drejtëpërdrejta të kreut të Bashkisë zotit Jorgos Kaminis, i cili për arsy të agjentës shumë të ngarkuar nuk mundi të ishte i prenishëm personalisht.

Veç dy zyrtarëve të lartë, ka përshëndetur edhe Kryetari i Departamentit të Rinisë, Kulturës dhe Sportit të Bashkisë së Athinës z. Kristo Dendemas, i cili edhe dha ndihmesën personale në organizimin e ktij eventi kaq të rëndësishëm.

Emocione solli edhe recitimi i vjershës kushtuar Nënë Terezës nga vogëlushja Korali Ekmekciu, e cila ndjek kursin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe që organizohet falas nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Athinë.

Zëri i ëmbël i këngëtares së njohur në emigracion Teuta Zhapa, nënë tingujt virtuoz të muzikantëve të talentuar e me eksperiencë, Sokrat Kana në violincelë dhe Petro Çela në violinë ja shtuan bukurinë festës kushtuar shenjtores së madhe në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

VANI0358Në fund të aktivitetit skulptori dhe poeti Sokrat Llambro ka bërë një suprizë, duke i dhuruar Federatës së Shoqatave Shqiptare në shenjë mirënjohje ndaj Nënë Terezës një punim të tij në skulpëtur dhe pikërisht njeriun e shenjtë, Shen Terëzën e Kalkutës. Në këtë aktivitet kaq të bukur dhe të rëndësishëm nuk mund të anashkalojmë dy moderatorët e shkëlqyer, Vera Birçe dhe Klevis Kasaj, ku me zërin e embël dhe modestinë e tyre ditën ta drejtojnë aq bukur duke ja shtuar bukurinë dhe vlerat aktivitetit.

Pas aktivitetit në Lokalin Petro të bisnesmenit të njohur shqiptar Petrit Selmani u organizua një darkë mes miqësh.

Shikoni dhe fotot nga aktiviteti: 

nene-tereza33vani0340nene-tereza212vani0275vani0146vani0156nene-tereza015vani0310nene-tereza141nene-tereza03nene-tereza000nene-tereza06nene-tereza066nene-tereza001nene-tereza00nene-tereza324nene-tereza25vani0337nene-tereza20pas-aktivitetit

About The Author

Related posts