Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjermania hap dyert e punësimit edhe për shqiptarët

Gjermania hap dyert e punësimit edhe për shqiptarët

KMA NEWS / Me ndryshimet e reja në Gjermani është lejuar së fundmi që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, respektivisht në këtë rast mund të gëzohen qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë. Konkretisht:

Që një qytetar nga vendet e lartpërmendura të punësohet në Gjermani ai duhet:

-Të ketë leje qëndrimi për një kohë të kufizuar ose të ketë kartë të kaltër për në BE,
-Për të marrë lejen e qëndrimit, qytetarët duhet të tregojnë pasaportën e tyre tek institucionet përkatëse në Gjermani dhe detyrimisht të mos jenë të refuzuar më parë për azil.
-Për të marrë leje qëndrimi për në Gjermani, ju mund të kërkoni ato në konsullatat dhe ambasadat e vendit tuaj.
-Duheni të keni të ardhura të mjaftueshme në bankë dhe në punën që do ta gjej të ketë të ardhura të mjaftueshme që të siguroj qëndrimin për të mos kërkuar ndihma nga shteti,
-Kandidatët me kualifikime, specialitete më të mira do të kenë avantazhe më të lehta për të gjetur punë,
-Gjuha gjermane është kusht kryesor që ju të punoni në Gjermani, ndërsa për të vërtetuar se e dini gjuhën, ju duhet të keni një diplomë të mbrojtjes së gjuhës gjermane.
-Me marrjen e lejes së qëndrimit ju nuk keni të drejtë për të punuar. Leja e qëndrimit juve ju garanton qëndrim për të gjetur punë. Nga momenti që gjeni punë atëher mund të aplikoni për leje tjetër, për leje punue.
-Për të gjetur vende pune, ju duhet të kontrolloni të gjithë portalet e punës në Gjermani ose me ndërmjetësim përmes të njohurve tuaj.

About The Author

Related posts