Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Indiania e varfër tregon si ia shëruan kancerin me fotografinë e Nënë Terezës

Indiania e varfër tregon si ia shëruan kancerin me fotografinë e Nënë Terezës

KMA NEWS / Një nga mrekullitë që i është njohur Nënë Terezës, është shërimi i një gruaje nga India, e cila prej vitesh vuante nga një tumor akut në stomak. Monica Besra është intervistuar nga Top Channel. Gruaja e varfër, ende jeton në një fshat të thellë të Indisë në kufi mes Bangladeshit, Nepalit dhe Butanit. Ajo i tregoi gazetarit si u shërua për mrekulli nga Nëna Tereza me vetëm një lutje dhe një fotografi. “Rreth 20 vite më parë u diagonostikova me tumor në stomak. Mora shumë mjekime, por nuk pata asnjë përmirësim. Më mbaruan të gjitha paratë me mjekime dhe doktorë. Më pas, një nga të afërmit e mi u lidh me Spitalin e Nënë Terezës dhe ai më këshilloi që të shkoja atje sepse ishte falas dhe kjo ishte arsyeja pse u drejtova atje”, rrëfen Monica. “Në atë kohë vuaja nga një tumor akut. Më 5 shtator kishte një meshë të posaçme për Nënë Terezën, por edhe pse isha në gjendje shumë të rëndë dhe mezi ecja, mblodha forcat që të shkoja atje për t’u lutur. Gjatë meshës, një nga motrat mori medaljen e Marias, që kishte prekur trupin e Nënë Terezës gjatë funeralit. Ajo e vendosi fotografinë e saj në stomakun tim dhe bëri një lutje: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfrit. Bëj diçka për Monican”. Ndjeva që një dritë doli nga fotografia e Nënë Terezës dhe hyri në trupin tim. Ditën tjetër unë isha tjetër njeri. Mëngjesin e 6 shtatorit unë u çova e shëruar. Kjo ishte një mrekulli e Nënë Terezës”, thotë ajo. Kanë qenë të shumtë ata që kanë vënë në dyshim deklaratat e gruas nga India për shërimin e kancerit nga Nënë Tereza. Në mediat e huaja që kanë intervistuar Monica Besran, është përmendur gjithmonë mosbesimi që e rrethon atë. Veç mjekëve që e kanë kuruar edhe bashkëshorti i saj, ka thënë se sëmundja e Monikës mori fund nga trajtimi mjekësor dhe jo nga mrekullia me fotografinë e murgeshës.

About The Author

Related posts