Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Këshilli i Ministrave shpall Qeparoin Qendër historike. Ja VKM-të e mbledhjes së sotme

Këshilli i Ministrave shpall Qeparoin Qendër historike. Ja VKM-të e mbledhjes së sotme

KMA NEWS / Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës ku miratoi një sërë vendimesh, ku peshë specifike ka pasur ai i  shpalljes së Qeparoit Qendër Historike dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj dhe të zonës së mbrojtur përreth.

Përveç kësaj, një tjetër vendim të rëndësishëm Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Disa nga vendimet e miratuara sot nga Këshilli i Ministrave

  1. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9376, datë 21.4.2005, “Për sportin”, të ndryshuar.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

MIRATOHET

  1. Për performancën e energjisë së ndërtesave.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

  1. Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

MINISTRI I SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

MIRATOHET

  1. Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

– marrjen e masave për të siguruar jetesën, mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës;

– sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës;

– parashikimin e mekanizmave efektivë dhe funksionimin e institucioneve të ngarkuara me marrjen e masave konkrete për promovimin, respektimin e mbrojtjen e të drejtave të fëmijës si dhe për ngritjen e një sistemi të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, shfrytëzimit e neglizhimit.

MIRATOHET

PROJEKTVENDIME:

  1. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar”.

MINISTRI I MROJTJES

MIRATOHET

  1. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Shëtitorja Qeparo loti 2” dhe “Shëtitorja Qeparo loti 1”, Himarë.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

MIRATOHET

  1. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i galerisë për kabllot e rrjetit shpërndarës të nënstacionit qendër 110/20 kV”, Tiranë.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

  1. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës, unaza 1 Maj, Himarë”.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

  1. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Restaurimi dhe kthimi në identitet i godinës së Prefekturës së Qarkut Tiranë”.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

  1. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Pedonalja ‘Abaz Bej Lushnja’”.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

  1. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.661, datë 8.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, Skelë – Uji i Ftohtë, Bashkia Vlorë”.
  2. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.589, datë 10.9.2014 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit faktik në terren të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

MIRATOHET

  1. Për lejimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë së veprës së artit në pikturë “Krijim i kooperativës në Malësi”, e autorit Zef Shoshi, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila do të marrë pjesë në ekspozitën “Shqipëria, 1207 km në lindje”, që organizohet në Muzeun e Qytetërimeve të Evropës dhe Mesdheut (MUCEM), në Marsejë, Francë.

MINISTRI I KULTURËS

  1. Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Qeparo dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj e të zonës së mbrojtur përreth.
  2. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për mbrojtjen shoqërore.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

  1. Për shpronësimin, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të kalimit për interes publik mbi disa pasuri të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i sistemit të gazsjellësit, korridori i ndërtimit, rrugët hyrëse dhe valvulat e bllokimit për projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP).

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

  1. Për miratimin e rregullores për trajtimin e sigurt të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

MIRATOHET

  1. Për përcaktimin e rregullave, të procedurave e të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit, si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

MIRATOHET

 

  1. Për kalimin e sporteleve të shërbimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në administrim të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).

MINISTRI I SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE

About The Author

Related posts