Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kryeministri Rama dhe beteja e plehrave

Kryeministri Rama dhe beteja e plehrave

KMA NEWS / Miratimi i ligjit për importin e mbetjeve të enjten në Kuvend e ka vendosur qeverinë “Rama” në qendër të kritikave nga më të ashprat qëkur mori qeverinë. Pas vendimit që u anulua në vitin 2013 për armët kimike, plehrat janë nisma që ka shkaktuar reagimet më të ashpra në adresë të vetë Kryeministrit Edi Rama. Si rrallë herë, akuzat nuk vijnë vetëm nga opozita, por nga shoqëria civile, mediat dhe gazetarë me ndikim në opinionin publik. Bile edhe nga miqë të tij. Të gjithë shprehen të habitur se ç’pati Edi që 9 muaj para zgjedhjeve miraton një ligj kriminal dhe mafioz, i cili ka mbi 99 përqind kundër si votues, natyrisht në lidhje me ligjin e plehrave. Pse e bëri këtë Rama? Për punësim? As që e ha njeri këtë! Për para? Edhe kjo nuk besohet se kishte plot, edhe pa këtë ligji, nëse don të ndyejë dorën. Pse atëhere? Asnjë nuk jep përgjigje për të kuptuar një idiotsi të tillë para zgjedhjeve parlamentare. Ishte mirë pas Dibrës dhe e prish me një ligj të tillë.

Në gati 4 vitet e qeverisjes së tij, kjo është hera e parë, kur kryeministri duhet të jap llogari për vendimet e tij, jo vetëm ndaj kundërshtarëve, por edhe politikanëve në partinë e tij, edhe gazetarëve që e kanë mbështetur shpeshherë pa rezerva. Kjo situatë, me kritikja dhe sulme deri dhe personale e ka gjetur kreun e qeverisë të papërgatitur. Efekti i miratimit të një ligji, të cilin Edi Rama e anuloi vetë sapo mori detyrën e Kryeministrit, është më i madh sesa çdo shpjegim që bëjnë nga zyrat qeveritare. Pakënaqësia ndaj këtij vendimi që lejon importin e plehrave të huaja në Shqipëri, me argumentin se po falimenton biznesi i riciklimit në Shqipëri, nuk bind askënd. Sepse 3 vite më parë, ishte Edi Rama ai që deklaronte se importi i plehrave nga qeveria e PD-së ishte një aferë mafioze që mund të sillte në Shqipëri edhe mbetje toksike dhe vendi ynë nuk kishte kapacitete kontrolli. Tre vjet më pas, nuk ka ndryshuar asgjë në çështjet e kontrollit të institucioneve shqiptare, por ka ndryshuar vetëm pozicioni i Ramës. Nga kundërshtar i importit të mbetjeve është kthyer në një mbrojtës i flaktë i hapjes së kufijve për të lejuar hyrjen e plehrave.

Këto ditë, Edi Rama është detyruar të bëjë sqarime në Facebook, të dërgojë në media njoftime ku shpjegohet ligji. Ka nxjerrë disa herë ministrat besnikë, deputetët që i binden verbërisht për të minimizuar në opinion impaktin negativ që ka votimi i ligjit. Këshilltarët e tij po shfrytëzojnë çdo hapësirë mediatike për të thënë se ligji nuk është i gabuar. Në këtë larmi reagimesh për dobinë që ka ligji, nuk mungojnë edhe ambientalistë, që çuditërisht mendojnë se marrja e plehrave të huaja i shërben ekonomisë së vendi. Duket se mund të kenë marrë ryshfet nga qeveria. Nuk ka se si të jetë ndryshe për këta ambjentalistë.

Pavarësisht këtyre, vala e kritikave kundër Ramës dhe deputetëve që votuan ligjin, ka vijuar si kurrë më parë ndaj nismave të qeverisë “Rama”. Sikur të mos mjaftonin komentet dhe qëndrimet online, një “revolucion” ka nisur në sheshet e qyteteve. Pas thirrjes së deputetit Ben Blushi, të rinjtë po vendosin emrin e Ramës dhe deputetëve në kazanët e plehrave. Në fund, Kryeministri është detyruar të ulet në Facebook dhe veç statuseve sqaruese për 1 milionë ndjekësit e tij, ka nisur tu përgjigjet një për një të gjithëve qytetareve që i shkruajnë në Facebook se ligji i plehrave është i gabuar. Madje dhe dje, kur gjendej me Kancelaren Angela Merkel dhe kryeministrat e rajonit në Vjenë, Rama më shumë kohë ka kaluar duke ju përgjigjur qytetarëve online.

Ajo që bije në sy në qëndrimet e Ramës është se nga shpjegimet për dobinë e plehrave, ka kaluar në sulme ndaj opozitës, mediave dhe gazetarëve që janë kundër tij. Sipas tij, “sharlatanët politikë dhe mediatikë” po keqinformojnë opinionin dhe po frikësojnë qytetarët. Nëse do të ishte vetëm PD-ja ajo që kritikonte ligji, situata do të ishte normale për zhvillimet në Shqipëri. Por kundër nismës së Ramës janë thuajse gjithë mediat, madje dhe gazetarët që e kanë mbështetur dikur, të cilët nuk hezitojnë ta cilësojnë edhe si “të korruptuar”. Këto ditë në media, nuk gjen një shkrim opinionisti apo gazetari që t’i japë të drejtës Edi Ramës. Është pak e vështirë të thuash se të gjithë janë bërë me Bashën brenda 48 orëve. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nëse Rama mund të propagandojë çdo inaugurim rikonstruksioni godine si reformë, plehrat nuk mund t’i shes si sukses.

Miratimi i ligjit për mbetjet, përveçse një kosto elektorale e Kryeministrit, po sjellë dhe uljen e kuotave të qeverisë në minimum. Sepse nuk është një betejë politike mes PS-PD, por një betejë e qeverisë dhe opinionit publik që nuk pranon që një qeveri që vjen në pushtet duke premtuar anulimin e ligjit të plehrave, e miraton vetë atë. Dhe duke parë problemet e tjera të kësaj qeverie dhe besueshmërinë e reformave të saj në opinion, plehrat janë vetëm fillimi i betejës së humbur të Edi Ramës.

Ishte jo keq deri para ligjit të plehrave. Tani përveç akuzave dhe halleve ekonomike i duhet të përballojë edhe një idiotsi plehu për importin e plehrave.

Se kush e keshilloi kryeministrin të ndërrmarrë një aventurë të tillë, kur dukej se po shkonte drejt një mandati të dytë me LSI-në e Metës, një Zot e di. Ai keshilltar i Ramës duhet paguar nga PD-ja me 1 milion euro për atë që po i bën kryeministrit, duke i çuar në oborrin e opozitës njërëzit dhe kuotat politike.

Edi Rama ka një zgjidhje: Sapo Presidenti Nishani ta kthejë ligjin në parlament duhet që vetë kryeministri të mos e kalojë më në sallën e Kuvendit. Dhe kështu fiton pikë. Në të kundërt plehu do mbulojë godinën e qeverisë siç po përgatitet opozita të bëjë në ditët në vijim./KJ/

About The Author

Related posts