Dhjetor 12, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mjeksia ligjore: Pëllumb Marnikollaj u godit për vdekje me mjete të forta

Mjeksia ligjore: Pëllumb Marnikollaj u godit për vdekje me mjete të forta

KMA NEWS / Komisioni mjeko ligjor në Tiranë ka zbardhur raportin përfundimtar të rezultateve të ekspertizës në lidhje me vdekjemn e emigranti Pëllumb Marnikollaj, shqiptari qe gjeti vdekjen në një nga komisariatet e policisë së Athinës në Greqi. Sipas mjekve Marnikollajt i është shkaktuar vdekja si pasojë e shembjes së trurit nga një traumë e rëndë mbi kokë.

Nga të dhënat e siguruara nga autopsia e trupit është konstatuar se Pëllumb Marnikollaj është goditur me mjete të forta deri sa ka gjetur vdekjen. Në këtë konkluzion ka arritur mjeksia ligjore shqiptare pas akt-ekspertimit, apo kqyerjes së trupit të viktimës, një muaj pas vrasjes. Sipas ekspertizës, në trupin e të ndjerit ka thyerje të kockave, të kockave të kofshës dhe shembjes së rëndë të trupit.

Ekspertiza ka zbuluar se ai kishte plagë në kokë dhe hematoma. Sipas ekspertizës, atij i janë shkaktuar dëmtime me mjet të fortë dhe jo të mprehtë. Shkaku i vdekjes shembja e trurit nga një traumë e rëndë e kokës.  Nuk përjashtohet mundësia se dëmtimet mund të jenë shkaktuar nga rrëzimi nga lartësia, sqaron ekspertiza.

Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftuar për vdekjen e tij në datën 12 Gusht, 9 ditë pas vdekjes së tij. Ata pretendojnë se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, ç’ka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij.

Policia helene pretendon se 28 – vjeçari është vetëhedhur nga kati i dytë i rajonit të policisë “Ano Patisia”në rrugën Agio Lavro. Kjo për shkak se ai kuptoi se do të arrestohej për një vepër tjetër penale. Marnikollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij, duke qenë se kishte marrë pafajësinë dhe kishte një vendim detyrim paraqitje nga gjykata.

About The Author

Related posts