Shtator 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ndryshime në qeveri: Dorëhiqet Ministri i Transporteve Haxhinasto

Ndryshime në qeveri: Dorëhiqet Ministri i Transporteve Haxhinasto

Ministri i Tarnsporteve Haxhi Nasto ka paraqitur sot dorheqjen nga qeveria. Arsyeja e dorhëheqjes pretendohet se dështë angazhimi i itij në punët e partisë.

Kryeministri pranon dorheqjen e Haxhinastos

Zyra e Shtypit e kryeministrit Edi Rama konfirmoi dorëheqjen e Edmond Haxhinastos nga detyra. Sipas asaj që thuhet në njoftimin për shtyp, Haxhinasto ka paraqitur si arsyetim “angazhimin e mëtejshëm në parti”.

“Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë me të.” thuhet në njoftim.

Hazhinasto do të zevendësohet nga Sokol Dervishaj, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Sokol Dervishaj ka mbajtur më parē edhe detyrën e zv/ministrit të jashtëm.

Por a do të mjaftohet me kaq ndryshimi në qeveri?

Newsbomb mëson se ndryshime të tjera parashikohen në qeverinë Rama. Strategjia e kryeministrit do të jetë realizimi i këtyre ndryshimeve pas përfundimit të zgjedhjeve në Dibër, për të mos ndikuar në suksesin e tyre.
Së pari, mësohet se ministër i Drejtësisë pritet të jetë Pandeli Majko, duke detyruar Lëvizjen Socialiste për Integrim që të heqë Ylli Manjanin.
Së dyti, do të largohet ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito. Ajo do të zëvendësohet me një personazh të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, por nuk ka informacion të saktë nga burimet për emrin e tij. Çamët po fuqizojnë pozitat e tyre brenda qeverisë Rama.
Këto dy ndryshime pritet të dakordësohen në një takim të dytë mes Ramës dhe Metës, ashtu si te i pari, 3 ditë më parë në restorantin në qendrën e Tiranës, ku me shumë gjasë u vendos për largimin e Haxhinastos./newsbomb.al

About The Author

Related posts