Korrik 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ngjarje e rëndë në Lezhë, vrite një oficer policie

Ngjarje e rëndë në Lezhë, vrite një oficer policie

KMA NEWS / Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Torovicë të Lezhës, ku pas një përplasje me armë nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe një personi me të meta mendore mbeti i plagosur efektivi i policisë i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i cili më vonë ndrroi jetë.

Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se bëhet fjalë për policin Ardian Kodra, pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Autori i ngjarjes David Qosja dyshohet se është person i sëmurë mendor të paktën kështu njihet nga banorët.

Pasi ka qëlluar me armë në drejtim të policiës, autori është mbyllur në banesën e tij i armatosur.

Fillimisht u raportua në polici se shtetasi Qosja, ka qëlluar me automatik në ajër, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

“Shtetasi David Qosje,  njihet në zonë  si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të  vërtetuar me dokumenta nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur. Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore”, sqaron policia lokale.

Arrestohet vrasësi

 

Arrestohet vrasësi i policit në Lezhë

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Lezhë. David Qosja, banues në Torovicë qëlloi për vdekje efektivin Ardian Kodra 50 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një aksioni të forcave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për kapjen e tij.

Ngjarja  u shënua rreth orës 15:00. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës nga kolegë të tij, Kodra nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak çaste pas mbërritjes në spital. Forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen që të neutralizojnë, ndërkohë që autori i dyshuar u mbyllur në banesën e tij dhe kundërpërgjigjej me armë.

Pas disa orë negociatash dhe tentativash për neutralizim policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Në deklaratën zyrtare të policisë njoftohet se shtetasi David Qosja, njihet në zonë si person me probleme mendore, por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumente nga spitali për një diagnozë të tillë.

About The Author

Related posts